Blerja e votave në Vorë nga kandidati
i PD, ja faktet që shtojnë dyshimet 

Zbulohen fakte të tjera që nxjerrin në dritë përpjekjet e kandidatit të PD-­së për Bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili për të manipuluar rezultatin e 21 qershorit nëpërmjet blerjes së votës. Dy ditë më parë nga Policia e Shtetit u bllokuan disa furgona të mbushur me sasi të mëdha thasësh me miell deri në 125 të tillë.

Pas sigurimit të një kopje të faturave nga gazeta “Tema”, në to shihet qartë se kompania “Agro Blend” në pronësi të kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili, i ka shituar rreth 25 kuintalë miell një “individi”, që nuk ka numër NIPT-­i. Shkelja qëndron në faktin se shitja në këto sasi mund të bëhet vetëm nga subjekte që tregtojnë mallra me shumicë dhe jo nga individë. Kësisoj, faturat nuk janë të rregullta. Si ka mundësi që një individ në një fshat të Vorës blen 25 kuintalë miell për përdorim shtëpiak?

furgon me miell

Dhe kjo sepse nëse marrin sasi me të mëdha për magazinim, mielli rrezikon të prishet dhe nuk mund të përdoret për prodhimin e bukës. Këto fakte sipas gazetës “Tema” tregojnë qartë se faturat në rastin konkret janë thjesht fiktive dhe se kjo sasi e madhe mielli kishte si qëllim shpërndarjen falas nga kompania nëpër fshatra të Vorës në këmbim të votave të banorëve të këtyre zonave. Gjithashtu, dyshimet për fatura fiktive shtohen edhe më shumë nëse i referohemi çmimit që “Agro Blend” ka aplikuar në shitje për individ, pra konsumatorin final, që është 23.4 lekë në faturat e zbuluara.


Ky çmim është disa herë më i ulët krahasuar me çmimin mesatar të konsumit publikuar nga Instituti i Statistikave në muajin mars që është 159.7 lekë për kg, duke shtrembëruar konkurrencën dhe deklaruar më pak për buxhetin e shtetit. E thënë ndryshe kompania e Fiqiri Ismailit  bërë evazion fiskal.

dok 1

dok 2

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Koreja e Jugut/ Presidenti arrestohet për tradhti

Koreja e Jugut/ Presidenti arrestohet për tradhti