Blerje votash?/ Rama: Meta ka nevojë për psikiatër, se pashë të priste dorën e atij në Pukë! Bëjnë si virgjëresha që mbrojnë shqiptarët nga prostitucioni elektoral
Edi Rama, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
Deklaratave të vazhdueshme të përfaqësuesve të opozitës por edhe Presidentit të Republikës për blerje votash nga ana e mazhorancës, Kryeministri Rama zgjodhi t'i përgjigjet me ironi. Shprehjen e Metës se “do i pres dorën atij që blen votën”, Rama e konsideroi si nivel komunikimi që ka nevojë për psikiatër.
"Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë vetëm të rrijë në zyrë dhe të lërë forcat politike të bëjnë punën. Jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër. Ambasadorja ka thënë një gjë që e dinë të gjithë, me të cilën jam 100% dakord dhe ka thënë një gjë që është mbështetur edhe nga kleri katolik e mysliman, lidhur me shit-blerjen e votës. Përpara pak ditësh, patëm një fakt dhe nuk më rezulton se ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi të ishte me partinë tonë.
Ai ishte me partinë e Ilir Metës dhe nuk e pashë Ilir Metën të marrë shpatën, të nisej për në Pukë dhe t’i priste duart. Unë Damianit i them prapë, tërmet do ta bëjmë Vlorën.
Në Dibër janë arrestuar 20 komisionerë, por shumica e tyre ishin të këtyre forcave që bërtasin dhe bëjnë rolin e virgjëreshave që mbrojnë shqiptarët nga prostitucioni elektoral. Shprehja “bërtet hajduti, kapni hajdutin”, i qëndron në sinkron vetëm Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit", tha mbrëmë Rama në Vizion+.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1414
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, gati brenda 3 viteve! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj! Musk? Kryeministri: Të tjerët shkojnë e vijnë, unë mbetem
15 Janar, 09:33
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15