Blero fton në dasëm ish-gruan, a do e pranojë Teuta ftesën? (Video)

Blero fton në dasëm ish-gruan, a do e pranojë Teuta ftesën? (Video)

Këngëtari Blero Muharremi me të fejuarën e tij Afrona Dikën dhe ish-gruaja e tij Teuta

Vetëm para një jave, këngëtari shqiptar pothuajse i bëri një ftesë publike ish-gruas së tij Teutës. Ai do të martohet shumë shpejt me Afrona Dikën dhe tha se do ta ftonte Teutën, gjithmonë nëse e fejuara e tij do të ishte dakord.

Një javë më pas, në të njëjtin emision “Mirage”, aktorja ju përgjigj kësaj ftese, duke thënë se i duket shumë e çuditshme.

“Nëse Afrona bën kanagjegj me qejf shkoj sepse kam mendim shumë të mirë për Afronën, ndërsa në dasmë do të ishte pak e çuditshme, kështu që do të merrem vesh me Afronën dhe nëse ajo bën kanagjegj do të jem aty. Ndërsa dasma mendoj se është për miq dhe familjarë dhe që unë të shkoja nuk besoj se do të ishte gjë e këndshme për asnjë. E rëndësishme është që Tara do të jetë në dasëm dhe me siguri do të jetë shumë e lumtur sepse ka raporte shumë të mira me Afronën,”- u shpreh Teuta.

Këngëtari Blero Muharremi u divorcua nga Teuta në vitin 2014 dhe kjo e fundit ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurin e saj të ri, Adonisin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë