'Bleve votat në 2017!' Kryebashkiaku i Hasit i përgjigjet PD: Shpifje! Të hetojë SPAK

Kryebashkiaku i Hasit Liman Morina ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, ku sipas kësaj të fundit Morina i ka ofruar para një qytetari në këmbim të votës gjatë zgjedhjeve të 2017. Dy vite më vonë  Liman Morina  mori drejtimin e Bashkisë së Hasit pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryebashkiaku është treguar i gatshëm që të hetohet edhe nga SPAK.

"Në lidhje me intervistën që ka dhenë Gazmend Bardhi që më akuzon mua për blerje vote e përgënjeshtroj me neveri sepse është një akuzë e rremë dhe pa fakte e argumente. Në atë kohë elementë të PD tentuan të më inkriminojë mua për shit-blerje votash por nuk e kanë arritur. Kam dëgjuar Bardhin që do t'i drejtohet SPAK unë vetë do t'i drejtohesha SPAK që të hetoje", tha kryebashkiaku i Hasit Liman Morina

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Liman Morina ka qenë nën hetim penal për blerje votash në vitin 2017 por hetimi ndaj tij është pushur për mungesë provash. Sipas vendimit të plotë të Gjykatës së Kukësit, Morina ka qenë nën hetim për një ngjarje të ndodhur në qershor të vitit 2017 ku një qytetar është paraqitur në prokurori dhe ka denoncuar se i janë ofruar para në këmbim të votës.

Por pas hetimet është vërtetuar që në kartëmonedhat që qytetari pretendonte se ja kishte ofruar Morina nuk janë gjetur shenja gishtash si dhe për shkak të zhurmës nuk është bërë i mundur transkriptimi i bisedës të cilën qytetari e kishte regjistruar duke pretenduar se komunikonte për blerje votash me Liman Morinën i cili në atë kohë ishte prefekt i Kukësit.

PD i ka cilësuar këto argumente si qesharake dhe mosveprim me dashje nga ana e prokurorisë.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja