Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me homologun e tij rus, Ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov në margjinat e G20 në Nju Delhi, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit Amerikan. Ata zhvilluan dhjetë minuta bisedime në margjinat e G20.

Takimi vjen pasi tensionet mbeten të larta lidhur me Ukrainën, si dhe pezullimin e Rusisë nga traktati i armëve bërthamore START. Në bisedë, Blinken i bëri thirrje Rusisë që të lirojë Paul Ëhelan dhe t’i rikthehet marrëveshjes si dhe të nënvizojë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lavrov: Perëndimi po varros marrëveshjen e grurit! Dialog i shkurtër midis Blinken dhe ministrit të jashtëm rus në G20, i pari që nga fillimi i pushtimit rus