Blinken godet rëndë presidentin e republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë: Është në rrugën e autoritarizmit, si Vladimir Putin
Anthony Blinken, Milorad Dodik
Një tjetër goditje ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundrejt presidentit të republikës Srpska në Bosnjë Hercegovinë, Milorad Dodik i cili është edhe në listën e personave të sanksionuar nga SHBA.
Nëpërmjet një postimi në tëitter, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se Dodik po ecën drejt rrugës së Putinit me shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore në republikën ku ai është president.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka goditur presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, duke thënë se ai është në rrugën e Putinit.
“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga Ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Sekretari Blinken.
Retorika gjeopolitike e përdorur nga Dodik i cili gjatë qeverisjes së tij ka kërkuar vazhdimisht shkëputjen e republikës Srpska nga Bosnja Hercegovina ka ngritur shumë tensionet etnike në këtë shtet. Së fundi, një çift i të moshuarve boshnjakë ishin rrahur brutalisht nga huliganë serbë në shtëpinë tyre.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19%
-
Jo
72.4%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2258
Lajme të tjera
-
NATO e shqetësuar për retorikën përçarëse në Bosnje
8 Prill, 15:53
-
Të padëshiruarit e perëndimit, Orban dhe Dodik takohen në Banja Luka
6 Prill, 11:58
-
Bosnje/ Dodiku dekoron Orbanin me të njëjtën medalje si Putinin
5 Prill, 16:39
-
Fronti i Ri i Putinit në Luftën e Ukrainës është në Ballkan
2 Prill, 12:04
-
Blinken sot në Izrael, takohet me Netanyahun, kërkohet armëpushim i menjëhershëm
22 Mars, 09:44
-
Udhëheqësit e BE-SË vendosin hapjen e negociatave më Bosnjën për anëtarësimin e saj në bllok
21 Mars, 22:56
-
Izrael-Hamas, vijojnë bisedimet për armëpushim, Blinken sheh një marrëveshje të mundshme
21 Mars, 08:55
-
BE-ja do të vendosë për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnjën
20 Mars, 10:53
-
Putin mori mandatin e pestë, Blinken: Zgjedhje shtypëse! Yulia Navalnaya: Ai nuk është presidenti i Rusisë
19 Mars, 15:24
-
Dodik 'feston' fitoren e Putinit me ngjyrat e flamurit rus
18 Mars, 22:36
-
Analiza/ Mungesa e stabilitetit në Bosnje e Hercegovinë dhe efektet në Kosovë e rajon
17 Mars, 16:52
-
VIDEO/ Përplasen fizikisht deputetët në Kuvendin e Bosnje-Hercegovinës
14 Mars, 22:39