Blinken: Izraeli duhet të pranojë një Gazë të bashkuar me Bregun Perëndimor nën një autoritet palestinez të reformuar

Blinken: Izraeli duhet të pranojë një Gazë të bashkuar me Bregun Perëndimor nën një autoritet palestinez të reformuar

1736872871_1712046872c9f02e9a3ef42ab8b4.jpg

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Izraeli duhet të pranojë një Gazë të bashkuar me Bregun Perëndimor, të gjitha nën një autoritet palestinez të reformuar, duke shtuar se në periudhën pas luftës, Gaza duhet të administrohet nga Autoriteti Kombëtar Palestinez (ANP) në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë fjalimit të tij në Atlantic Council në Uashington, Blinken theksoi: “Hamas ka rekrutuar po aq militantë të rinj sa ka humbur.” Ai nënvizoi nevojën për t'i dhënë fund idesë së një “aneksimi de facto” nga Izraeli dhe për të ndjekur një rrugë të qartë drejt krijimit të një shteti palestinez “të lidhur me një kalendar dhe të bazuar në kushte specifike.”

Bisedimet për marrëveshjen në Gaza: Topi është në fushën e Hamasit
Sipas Blinken, marrëveshja për armëpushimin në Gaza është gati për t'u finalizuar dhe zbatuar, por gjithçka varet nga përgjigjja e Hamasit. “Topi është tani në fushën e Hamasit. Nëse ata pranojnë, marrëveshja mund të nënshkruhet dhe zbatohet menjëherë,” tha ai.

Protesta gjatë fjalimit të Blinken
Gjatë fjalimit të tij, Blinken u ndërpre tre herë nga protestues pro-palestinezë, të cilët e akuzuan për qëndrimin e tij ndaj konfliktit. Njëra prej protestuesve bërtiti: “Do të kujtohesh përherë si ‘sekretari i gjenocidit’. Ke gjakun e qindra mijëra të pafajshmëve në duart e tua,” ndërsa po largohej me forcë nga salla.

Këto komente vijnë në një moment vendimtar për të ardhmen e Gazës dhe për marrëdhëniet mes Izraelit dhe Palestinës, ndërsa përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të qëndrueshme po intensifikohen.


Lajmi kryesor:

16 muaj luftë në Gaza/ AP: Hamasi pranon marrëveshjen me Izraelin! Netanyahu: I gatshëm për armëpushim, por të gjithë të kapurit të lirohen


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë