
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken niset të mërkurën, 11 tetor, për një vizitë në Izrael ku do të takohet me udhëheqësit e lartë të vendit, tha të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Vizita bëhet në shenjë solidariteti me Izraelin pas sulmit të pashembullt të Hamasit që shkaktoi vdekjen e më shumë se 1200 izraelitëve gjatë fundjavës.
Gjithashtu Blinken pritet të shkojë edhe në Jordani dhe vizita do të zgjasë 2 ditë.
“Blinken do të takohet me homologët izraelitë për të diskutuar konfliktin dhe mënyrën më të mirë për të mbështetur Izraelin në luftën kundër terroristëve që nisën sulmet e tmerrshme”, tha Miller.
Presidenti amerikan Joe Biden e kishte bërë të qartë më herët se SHBA-ja ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët e saj izraelitë në rajon dhe në mbarë botën që nga fillimi i krizës.
Biden konfirmoi gjithashtu se shtetasit amerikanë ishin në mesin e atyre që u rrëmbyen nga Hamasi islamik. Ai nuk dha një shifër specifike.
“Të paktën 14 shtetas amerikanë kanë vdekur, deri më tani dhe 20 të tjerë janë raportuar të zhdukur”, tha Shtëpia e Bardhë.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë pasur tradicionalisht një miqësi të ngushtë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje












