
Rusët, si njerëzit në mbarë botën, meritojnë të jetojnë pa represion dhe të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe liritë themelore pa frikën e hakmarrjes, kështu ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, me rastin e festës kombëtare të Federatës Ruse.
“Për fat të keq, ky nuk është realiteti sot në Rusi, qeveria ruse po përpiqet t'i mbajë qytetarët e saj në errësirë për mizoritë që po kryen kundër popullit ukrainas dhe lufta e Kremlinit e ka lënë Rusinë të izoluar ndërkombëtarisht dhe po u grabit qytetarëve rusë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në harmoni me fqinjët e tyre”, thuhet në deklaratën e DASH.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Kievi krijon dy korridore tokësore për eksportin e grurit! Në Severodonestk humb jetën një ushtar britanik










