Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken të hënën, si pjesë e udhëtimit të saj të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara, ku do t’u drejtohet anëtarëve të Kongresit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në një deklaratë se Blinken theksoi “angazhimin e SHBA-së për të mbështetur fitoren e Ukrainës” gjatë takimit të tij me Zelenskën.

Blinken dhe Zelenska folën gjithashtu për kostot e mëdha dhe në rritje njerëzore të pushtimit rus.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, Zelensky kryen spastrime të reja në shërbimin e sigurisë