Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev! Rusia bombardon Kharkivin

Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev! Rusia bombardon Kharkivin

Antony Blinken mbërrin me tren në Kiev të Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Ukrainë ndërsa armët nga një paketë e re ndihme amerikane kanë filluar të shkojnë në vijën e frontit. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar, ndërsa Blinken mbërriti gjatë Natës në Kiev me një udhëtim me tren nga Polonia. Kjo është vizita e katërt e tij në Ukrainë që prej nisjes së luftës.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.

Vizita e Blinken vjen ndërsa ushtria ukrainase po përballet me sulme të ashpra nga Rusia, sidomos në rajonin e Kharkiv, i cili u sulmua mbrëmë. Ushtria e Ukrainës pranoi se Rusia "po arrinte sukses taktik" pasi filloi një sulm tokësor të premten që rezultoi në evakuimin e afro 6,000 njerëzve. Por presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina kishte dërguar përforcime dhe se një "kundërsulm" ishte duke u zhvilluar:

Blinken ka mbërritur në Kiev 3 javë pasi Kongresi amerikan miratoi ndihmën prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Përpara mbërritjes së Blinken në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e financuara nga Amerika që mbërrijnë tani në vijën e frontit përfshinin interceptorë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

"Ne kemi filluar tashmë të dërgojmë artileri dhe ATACMS me rreze të gjatë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që synojnë të përmbushin nevojat më urgjente”, tha zyrtari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Ukraina miraton ligjin për mobilizimin ushtarak, Blinken në Kiev: I ashpër, por i domosdoshëm

1714506042_egrwegrwegrwerg.JPG

Antony Blinken

Shefi i diplomacisë amerikane Antony Blinken e përshkroi ligjin e ri të Ukrainës për mobilizimin ushtarak si "të ashpër" por "të domosdoshëm", në një fjalim para studentëve në Kiev.

“Ligji juaj i fundit i mobilizimit ishte një vendim i ashpër por i domosdoshëm”,- tha ai.

Ky vendim "do t'ju lejojë të forconi mbrojtjen tuaj" dhe t'i siguroni "ushtrisë tuaj trupa shtesë për të luftuar kundër një force më të madhe pushtuese".

Ora 16:28
Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin

1715002972_olafscholz.JPG

Foto: Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t'i siguronin Ukrainës "municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot".

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

Ora 11:30
Putin emëron Patrushevin si këshilltar të tij

Foto: Nikolai Patrushev

Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon që të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar. Së fundmi ai  ka emëruar Nikolai Patrushev si këshilltarin e tij.

Ndërkohë që Anton Eduardovich Vaino u rikonfirmua si shef kabineti.

Aleksey Dyumin, ish-guvernator i Tulës, do të emërohet gjithashtu si këshilltar i tij. Oreshkin do të bëhet zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa Kiriyenko bëhet zëvendës shef i parë i shtabit.

Ora 10:49
Arrestohet në Moskë, gjenerali i lartë i mbrojtjes: ‘Ai mori ryshfet’

Foto: Yuri Kuznetsov

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes ruse u arrestua me akuzën e "marrjes së ryshfetit". Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve ruse Tass .

Gjenerali Yuri Kuznetsov ishte drejtues i burimeve njerëzore të departamentit.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak ditë pas shkarkimit të papritur të ministrit të Mbrojtjes Serghei Shoigu nga presidenti Vladimir Putin, i cili kishte qenë në detyrë që nga viti 2012.

Ndërkohë u kontrolluan shtëpia dhe zyra e gjeneralit.

Ora 09:12
Biden nënshkruan ligjin për ndalimin e importeve të uraniumit rus

Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar një ligj të miratuar nga Kongresi që ndalon importon e uraniumit nga Rusia, një lëvizje e bërë për të fituar terren në këtë sektor të rëndësishëm energjitik. ‘Ky ligj i ri rikthen udhëheqjen bërthamore të Amerikës.

'Ai do të ndihmojë në mbrojtjen e sektorit tonë të energjisë për brezat që do të vijnë’, tha në një deklaratë këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Hyrja në fuqi e rregullit do të forcojë ‘sigurinë energjitike dhe ekonomike të kombit tonë duke reduktuar dhe eliminuar përfundimisht varësinë tonë nga Rusia për energjinë bërthamore civile’, shtoi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë