Bllokimi i buxhetit të Skraparit, Ministria e Financave: Lekët janë gati, presin kryetarin e bashkisë

Bllokimi i buxhetit të Skraparit, Ministria e Financave: Lekët janë gati, presin kryetarin e bashkisë

TIRANE-Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas akuzave nga ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka se buxheti i bashkisë së Skraparit është bllokuar politikisht. Ministria sqaron se buxheti është gati, por më parë kryetari i bashkisë duhet që të detajimin  e  buxhetit  të   vitit   2019,   sipas   vendimit   të   Këshillit.  

"I bëjmë edhe njëherë thirrje Kryetarit të Bashkisë Skrapar, për dorëzimin e detajimit të buxhetit të miratuar sipas ligjit dhe mosbërjen pengesë për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e kësaj bashkie" thotë ministria e Financave.

Ndërkohë që LSI-ja akuzoi se bllokimi është vendim i partisë në pushtet e cila ka për qëllim që përmes presionit të marrë votat e qytetarëve të Bashkisë Skrapar në zgjedhjet lokale 2019.

Deklarata e plotë e ministrisë së Financave
Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë e Skraparit (Ҫorovodë), Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka ndjekur nga afër ҫdo zhvillim në këtë bashki. Ministria e Financave nuk ka asnjë përgjegjësi për bllokimin e buxhetit, dhe nga të gjitha informacionet që disponon shkaktar kryesor për këtë situatë është Kryetari i Bashkisë. Në bazë   të   Ligjit   për   Vetëqeverisjen   Vendore   dhe   Ligjit   për   Financat   Vendore,   Këshilli   i  Bashkisë, Skrapar me datë 04.01.2019, ka bërë miratimin e buxhetit për vitin 2019. Në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, ky vendim është konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Berat.

Sipas pikës 2 të nenit 43 të ligjit 68, datë 27.04.2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, nëpunësi autorizues që në rastin konkret është Kryetari i Bashkisë Skrapar, duhet të dërgojë në degën  e  thesarit   detajimin   e   buxheti   të   vitit   2019,   sipas   vendimit   të   Këshillit. Pretendimi i Kryetarit të Bashkisë, Skrapar për përdorimin e buxhetit të përkohshëm vendor për vitin 2019, 1/12 e shpenzimeve të një viti më parë është në kundërshtim me ligjin për sa kohë që këshilli i kësaj bashkie është shprehur me një vendim për miratimin e buxhetit të vitit 2019.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë i është drejtuar Kryetarit të Bashkisë, Skrapar përmes shkresës nr. 1250/1, datë 04.02.2019, të bëjë detajimin e buxhetit dhe ta dërgojë atë për zbatim në degën e thesarit Skrapar.  Në vijim, MFE bënë sërish me dije se fondet janë të disponueshme në thesar dhe presin vetëm kërkesën e Kryetarit të Bashkisë për detajimin e buxhetit. Pa këtë detajim, që vetëm Kryetari i Bashkisë ka të drejtën në bazë të ligjit për ta dërguar si nëpunësi autorizues i bashkisë, thesari është në pamundësi ligjore të çeljes të fondeve. I bëjmë edhe njëherë thirrje Kryetarit të Bashkisë Skrapar, për dorëzimin e detajimit të buxhetit të miratuar sipas ligjit dhe mosbërjen pengesë për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e kësaj bashkie.

Në këto kushte, për krijimin e kësaj situate, bazuar në kuadrin ligjor Ministria e Brendshme si autoriteti qëndror përgjegjës për pushtetin vendor, përmes Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave ka nisur procedurat për inspektimin e të gjithë praktikës të dokumentacionit për këtë rast dhe në ditët në vijim merret një vendim për zgjidhjen. Ministria e Financave do të çeljes të fondeve menjëherë sapo të depozitohet detajim i buxhetit sipas ligjit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron gjithashtu të gjithë qytetarët e vendit se ajo vepron bazuar në ligj për të gjithë shtetasit njësojë pa dallim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë