Bllokimi i buxhetit në Skrapar, Caka: Vendimi politik, duan të marrin vota me presion

Bllokimi i buxhetit në Skrapar, Caka: Vendimi politik, duan të marrin vota me presion

Silva Caka

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Intregim për qarkun Berat, Silva Caka ka folur lidhur me bllokimin e buxhetit në qytetin e Skraparit gjë e cila ka pezulluar punën në institucionet e tij. Ajo deklaroi se ky është një vendim tërësisht politik. Ajo tha se ky është një vendimi i partisë në pushtet e cila ka për qëllim që përmes presionit të marrë votat e qytetarëve të Bashkisë Skrapar në zgjedhjet lokale 2019.

"Situata alarmante e bllokimit të buxhetit të Bashkisë së Skraparit, vazhdon akoma, duke futur në kolaps gjithë shërbimet bazike ndaj komunitetit, si mbyllja e çerdhes së fëmijëve, mbyllja e Qendrës së Fëmijëve me Aftësi Ndryshe, mbyllja e Konviktit të shkollës së mesme, shërbimi i pastrimit të qytetit, shërbimet që lidhen me logjistikën e bashkisë, si dhe pagat e punonjësve për më shumë se 2 muaj. Kjo situatë zbatohet me militantizëm të verbër nga Prefekti i Qarkut Berat, Harilla Dafa dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj. Këto sulme të ulëta, kanë prapaskenë politike dhe synojnë që nëpërmjet presionit dhe shantazhit, të terrorizojnë banorët e Skraparit, për të arritur objektivin e parealizueshëm, për të fituar Bashkinë e Skraparit.

I kërkojmë Prokurorisë së Beratit, ndalimin e menjëhershëm të Prefektit të Qarkut Berat, Z. Harilla Dafa, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal, për konfirmimin e vendimit të miratimit të buxhetit të Bashkisë, kur rezulton se këto vendime të marra nga Këshilli i Bashkisë, janë të paligjshme, të falsifikuara dhe mbi të gjitha janë të pashoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe treguesit ekonomikë, vendime të cilat do të duhej të ishin pasqyruar, në mënyrë që t’a bënin këtë buxhet teknikisht dhe praktikisht të zbatueshëm. 

Kjo vendimmarrje nga Prefekti i Qarkut Berat, ka shkaktuar këtë dëm kolosal, duke e futur Bashkinë në një kolaps të paprecedent.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme, të nisë ndjekjen penale për Ministren e Financave, për “Shpërdorim detyre”, e cila ka bllokuar me urdhër, Degën e Thesarit në Skrapar, për të mos lejuar Bashkinë e Skraparit që të operojë me nivelin e 1/12 së shpenzimeve faktike të vitit paraardhës, siç parashikohet në ligj.

Vendimi i bllokimit të llogarisë së Bashkisë Skrapar në Degën e Thesarit, është një vendim tërësisht politik dhe i pabazuar në asnjë ligj, pasi këto vendime të Këshillit të Bashkisë, Ministrja nuk i ka marrë nga Njësia Vendore, në formë zyrtare, siç parashikohet në ligj, por i ka marrë në rrugë të tjera. Mbi të gjitha, këto vendime, nuk i kanë vajtur Ministres të shoqëruara me pasqyrat financiare, tabelat dhe gjithë treguesit ekonomik, që përfshihen në hartimin dhe miratimin e buxhetit të njësive vendore.

Njësoj si Prefekti i Qarkut Berat, edhe Ministrja e Financave, janë përgjegjës për dëmin që i kanë shkaktuar Bashkisë dhe komunitetit të Skraparit", deklaroi Caka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja