FIER- Një ditë nga publikimi i progres raportit dhe nga qyteti i Fierit, tashmë ”mollë sherri” mes mazhorancës dhe opozitës, ambasdadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu përsërit apelin për dialog për të mos bllokuar procesin e integrimit.
Ambasadori Arvizu udhëtoi sot drejt Fierit, për të zhvilluar një takim me drejtuesit e pushtetit vendor. Është pikërisht qarku i “Fierit” dhe këshilli i qarkut i tij objekt debati mes dy partive, por dhe kusht i vendosur nga opozita për të votuar pr/ligjit për Gjykatën e Lartë dhe të Nëpunësit Civil.
“Sot ndodhemi në Fier një ditë përpara se të jepet raporti për statusin. Unë nuk mund të bëj asnjë koment lidhur me këtë pasi kompetencat i ka ambasadori i BE-së Sequi, por palët politike në Shqipëri duhet të vijojnë kompromisin për dy ligjet e fundit dhe të vijojë kjo rrugë e të mos ketë më bllokime.”
BLLOKIMI I FONDEVE PER BASHKITE: PROBLEMIN DO E NDJEK NE TIRANE
Ambasadori komentoi dhe situatën e bllokimit të grantit të bashkive nga qeveria duke thënë se do të ndjekë situatën edhe në Tiranë. Kjo e fundit vendosi me një akt normativ që të mbajë paratë e gjithë bashkive në mënyrë që të shlyejë kompaninë CEZ për borxhet e prapambetura.
“Drejtuesit e zgjedhur nga populli nuk mund të ushtrojnë vullnetin e popullit. Unë i dëgjova të dyja palët për këtë cështje dhe do t’i vijoj bisedimet edhe në Tiranë në mënyrë më të thellë” -
Pas takimit që zgjati më shumë se 40 minuta në bashki Arvizu vizitoi prefekturen ku u pritnga prefekti Robert Bitri. Në praninë e medias u diskutua për aktivitetet që ka ndërmarrë prefektura e Fierit në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. Me pas takimi vijoi me dyer të mbyllua dhe mësohet se është folur për problematikën në Këshillin e qarkut Fier.
DEKLARATA E AMBASADORIT ARVIZU GJATE VIZITES NE FIER
Ambasadori Arvizu: Ne vendosëm të vijmë në Fier sot dhe jemi takuar me Kryetarin e Bashkisë, Prefektin, dhe disa anëtarë të stafit të tyre. Sigurisht, një pyetje e madhe në mendjet tona është diçka që ka tërhequr mjaft vëmendje dhe kjo është ngërçi politik këtu, më saktësisht, pamundësia e këshillit të qarkut për të funksionuar siç duhet. Kjo është diçka fatkeqe në vetvete, pra që përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve nuk kanë mundësi të ushtrojnë funksionet e tyre. Por, kjo ka edhe një domethënie më të madhe, sepse atmosfera këtu natyrisht do të ketë ndikim në mënyrën se si do të përqasen zgjedhjet e përgjithshme verën e vitit të ardhshëm.
Tani besoj se kuptojmë më qartë. Mendoj se do të vazhdojmë më tej me disa shqyrtime të tjera në Tiranë, por, pika që doja të vija në duke është kjo: ja ku jemi, një ditë para publikimit të shumëpritur të Raport-progresit të BE-së në Bruksel mbi statusin e shpresuar të Shqipërisë si vend kandidat për në BE. Sigurisht, dua t’ia lë këtë kolegut tim Ambasadorit Sequi i cili do t’i trajtojë elementet specifike në mënyrë më elokuente, ashtu siç bën gjithnjë, por, ka një pikë specifike që doja të vija në dukje. Kam lexuar me shumë vëmendje të gjitha deklaratat e dala nga Brukseli, nga Komisioneri Fule dhe të tjerë dhe diçka që vërej, gjëja për të cilën flasin gjithë kohën, është ‘masa kritike e punës’ për rekomandimet që janë dhënë.
Dua të ofroj, për aq sa vlen, interpretimin tim të ‘masës kritike të punës’. Përshtypja ime është se kjo i referohet specifikisht individëve dhe akteve, legjislacioneve specifike, për shembull, rishikimit të Kodit Zgjedhor, të rregullave të procedurës parlamentare, heqja e imuniteteve, ligji për Gjykatën e Lartë. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme; askush nuk po e mohon këtë, por mua më duket se ajo që nënkuptohet me ‘masë kritike’ shkon përtej kësaj. Ajo nënkupton vullnetin politik për të ekzekutuar, për të zbatuar vendime, që gjykatat të veprojnë në mënyrë të pavarur, të lirë nga ndikimi politik, në mënyrë që vendimet që jepen të jenë transparente dhe objektive dhe të reflektojnë me vërtetësi vullnetin e popullit. Ky nuk është një vend i madh. Është një vend i vogël ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin. Është pothuajse e pamundur për të mbajtur sekrete nga të tjerët. Kështu, unë dua t’i shtoj zërin tim, dhe zërin e Shteteve të Bashkuara, atyre në Europë që shpresojnë seriozisht që të ketë përparim të vazhdueshëm këtu, për forcimin e shtetit ligjor, për forcimin e institucioneve të pavarura. Kjo nuk është një përpjekje politike, nuk mbështet një parti më shumë se një tjetër. Gjëja më e rëndësishme është që është në interesin e qytetarëve shqiptarë.
Pyetje: Dje ju vizituat ish-të përndjekurit politikë. Një prej tyre i vuri flakën vetes. Cili është komenti dhe opinioni i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për këtë grevë?
Ambasadori Arvizu: Jemi shumë të trishtuar dhe të shqetësuar që mësuam për incidentin dje. Vizitova grevistët për herë të dytë mbrëmë. Gjithashtu vizitova z. Ndreca në spital mbrëmë dhe fola me disa nga të afërmit e tij, gruan e tij dhe disa miq të tij. Do të vija në dukje dy gjëra kryesore. E para, dhe kjo është ajo që ua thashë atyre drejtpërdrejt, është se unë e di se ata janë shumë të dhënë pas çështjeve të tyre, por, çdo përpjekje për t’i bërë keq vetes, apo të tjerëve, është qartësisht kundër-produktive dhe u kërkova atyre që të mos arrijnë aty. Pika e dytë që doja të vija në dukje është se i gjithë populli shqiptar vuajti nën regjimin e mëparshëm, por mendoj se është e drejtë të thuhet se asnjë nuk vuajti më shumë se të burgosurit politikë, individët e persekutuar. Për ata që për çfarëdo arsye në vitin 2012 e gjejnë veten të lënë jashtë shoqërisë, atëherë ky është një problem për të gjithë vendin. Nuk është një problem që kufizohet vetëm tek këta individë; është një problem për të gjithë vendin. Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të marrin një qëndrim mbi vlerën e argumenteve specifike, ankesat e tyre specifike. Ne besojmë fuqimisht se duhet të ketë ndonjë mënyrë që këto ankesa të përçohen, të paraqiten. Mendoj se nga pikëpamja humanitare – njerëzit flasin për forca politike të përfshira; unë s’po them as jo, e as po, por, ta lëmë mënjanë këtë -- nga pikëpamja humanitare këta njerëz janë të margjinalizuar në shoqëri, nuk po ia dalin mbanë. Dhe nga pikëpamja e dinjitetit njerëzor, mendoj se njerëzit duhet ta shohin situatën e tyre që të ketë ndonjë lloj dialogu, ndonjë lloj komunikimi, për të dëgjuar atë që ata kanë për të thënë. E përsëris, SHBA nuk po merr një qëndrim me këtë apo atë argument, por ne po flasim hapur dhe shumë fuqimisht se nevojitet të ketë dialog dhe komunikim. Kjo është mënyra në të cilën funksionon qeverisja demokratike.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com