Bllokimi i Juridikut, studentët rifillojnë nesër procesin mësimor te gjimnazi 'Petro Nini Luarasi'

Fakulteti i Drejtësisë do të nisë mësimin ditën e nesërme në ambientet e gjimnazit "Petro Nini Luarasi". Ky vendim vjen pas kërkesës që studentët i kanë bërë ditën e djeshme dekanit të fakultetit Artan Hoxha (SHIKO KËTU). Report Tv mëson se dekanati i Fakultetit të Drejtësisë ka zgjedhur pikërisht gjimnazin "Petro Nini Luarasi" për të rinisur procesin mësimor të ndërprerë që në muajin dhjetor. Mësimi do të zhvillohen gjatë pasdites prej orës 14:00. 

Në një komunikim për mediat e pranishme në Fakultet, dekani Artan Hoxha është shprehur se autoritetet e institucionit mësimor ende po presin përgjigjen e ministrisë. “Nuk e dimë se në cilin gjimnaz do të zhvendosemi, ende po presim një përgjigje nga ministria e Arsimit,”- tha Hoxha.

Sipas studentëve, procesi mësimor ishte bllokuar nga një grup i vogël studentësh të ngujuar brenda në Fakultetin e Drejtësisë. Pas kërkesës së tyre për të vijuar mësimin në mënyrë që të mos humbasin vitin e ri shkollor, dekani Hoxha i çoi një kërkesë ministrisë së Arsimit për t’i mundësuar ambiente për të zhvilluar mësimin. 

Disa ditë më parë studentët e Juridikut kishin vendosur me votë unanime që t'i riktheheshin procesit mësimor. (SHIKO KËTU) 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 29/01/2019 19:35

    Po laraskat e leshitdhise çfarë do bëjnë tani.le të qëndrojnë të ngujuar nën efektin e hardallosjes se Haremit veror të Jales

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda