Bllokimi i Kadastrës, kosto e shtuar për durrsakët! Avokatja: ASHK nuk respekton afatet, mungon shërbimi

Me digjitalizimin e shërbimeve, aplikimet për dokumentet e pronësisë kryhen vetëm online. Por kjo duket se nuk u ka shërbyer qytetarëve të Durrësit, të cilët hasin vështirësi sepse Kadastra e Durrësit nuk respekton afatet dhe rikthehen disa herë dosjet. 

"E kam bërë me noter, tre herë kam aplikuar patjetër kam pasur shpenzime tre here nga 20 mijë lekë. S'di kujti t'i drejtohemi është refuzuar, më erdhi sms është pranuar kërkesa në emrin tim në emrin tënd nuk dimë shtetit të marr pjesën time takuese me vendim gjyqësor përfaqësues ligjor".-tha një qytetar. 

Avokatja Erisilda Shpata shprehet se për shkak të transferimit të zyrave të kadastrës në Rinas si dhe burokracive janë shtuar kostot për qytetarët e Durrësit. 

"Ajo që ne kemi vënë re është se edhe pas aplikimeve që u bëjmë qytetareve për tërheqjen e një dokumentacioni të caktuar sërish kthimi i përgjigjeve vonon në kohë dhe jo gjithmonë është i disponueshëm në momentin që qytetarët e kërkojnë. Shpeshhere qytetarët detyrohen të paraqiten pranë zyrave të ASHK në Tiranë. Kjo u mohon qytetarëve të drejtën për të pasur akses të drejpëdrejtë në shërbimeve sepse çdo aplikim ka limite kohore brenda të cilit duhet të procedohet. Ky afat në shumicën e rasteve nuk respektohet nga Agjencia Shtetëtore e Kadastres së Durrësit. Kësisoj qytetarët kanë kosto shtesë për të marrë dokumentacionin e kërkuar." - thotë avokatja Shpata. 

Por jo vetëm kontratat noteriale, edhe çështjet gjyqësore shtyhen për shkak të mungesës së shërbimeve nga Kadastra e Durrësit. 

"Të gjitha kontratat e shitjeve që bëhen nga noterët kanë vonesa apo edhe për ne avokatët kur na duhet të fillojmë një çështje gjyqësore dhe na duhet të kemi dokumentit të rifreskuar të pronësisë, kjo nuk do të vijë sepse shërbimi është ndërprerë. "Pezullimi i punës në kadastrën e Durrësit sjell shqetësim dhe pamundësi në përfundimin e shërbimeve. - tha avokatja Merita Dakovelli.

Kadastra e Durrësit ka qenë prej vitesh nën presion dhe akuza për korrupsion. Së fundmi Ulsi Manja kërkoi shkrirjen totale të këtij institucioni, por drejtori i ASHK-së, Artan Lame u përgjigj se zëvendësimi i punonjësve do të kryhet gradualisht. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025