Bllokimi i monopatinave elektrike nga policia në Tiranë, ka sjell debate në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha se bashkia duhet që të jap një zgjidhje qytetarëve se si do të lëvizin pas bllokimit të tyre. Ndërkohë, Dorian Teliti anëtari i Këshillit Bashkiak të PD, kërkoi infomacion se çfarë do të bëhet në lidhje me monopatinat e sekuestruara.

Endri Shabani: Kjo bashki ka promovuar përdorimin e monopatinave për të lehtësuar trafikun, a ka një alernativë që bashkia do t’i jap atyre që i kanë blerë. Kjo bashki duhet që të kishte dhënë zgjidhje pas bllokimit të monopatinat dhe në vende të tjera bashkia ka ndërhyrë me një zgjidhje. Kjo bashkia e ka promovuar vet dhe sot bllokohen. Ju nuk mund të ngrini duart lartë dhe të thoni e ka Ministria e Brendshme’, tha ai.

Dorjan Teliti: Për monopatinat duam të dimë se çfarë ëhstë bërë, po shihen se atetet e sekuestruara po dëmtohen duke u hedhur në rimorkio. Ata i kanë blerë me lekë.

Në përgjigje, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani tha se bllokimi i monopatinave elektrike nuk është vendim i Bashkisë së Tiranës, ndërsa tha se transporti publik është alternativë që ofrohet për lëvizjen e qytetarëve.

‘Bllokimi i monopatinave nuk është vendim i Bashkisë së Tiranës, nuk e di se kush ka qenë plani në lidhje me këtë, por nuk ka qenë vendim i bashkisë Tiranë. Ajo që është përgjigje në lidhje me një zgjidhje është transporti publik dhe korsitë e biçikletave’, tha ajo.

Debate ka pasur edhe mes këshilltarëve të opozitës dhe nënkryetarit të Këshillit Bashkiak Julian Hodaj.  Anëtarja e Këshillit Bashkiak Mirela Ruko e ‘Lëvizjes Bashkë’, pas miratimit të projektvendimeve, iu drejtua kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani se nuk ka kompetenca për të propozuar Këshillit Bashkiak projekt-akte që kanë të bëjnë me vizionin e bashkisë.

Por, nënkryetari i Këshillit Bashkiak Julian Hodaj, e ndërpreu në mënyrë të vazhdueshme Rukon edhe i fiku mikrofonin, ndërsa i kërkoi që të fokusohet tek pyetjet që ka për Ristanin.

Debatet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: 

Mirela Ruko: Zonja Ristani nga e gjeni ju të drejtën për ti propozuar këtij këshilli bashkiak projekt-aktet të cilat kanë të bëjnë me vizionin e bashkisë, për aq kohë se ju nuk jeni zgjedhur nga qytetarët e bashkisë së Tiranës.

(Julian Hodaj i fik mikrofonin Rukos)

Julian Hodaj: Ky është moment vetëm për pyetje, për çdo ankesë që ju keni do keni kohë më vonë.

Mirela Ruko: Për disa çështje nuk duhet kohë më vonë, nuk është legjitime. Nuk mund të ndërprisni mua fjalinë. Nuk kemi drejtim legjitim. Bashkia e Tiranës nuk ka kryetar.

Julian Hodaj: Mos me detyroni që të marrë masa disiplinore ndaj jush zonja Ruko. Ju heq të drejtën e fjalës për të gjithë seancën.

Mirela Ruko: Po nuk keni marrë masa për të korruptuarit, i merrni për mua

(Julian Hodaj i fik mikrofonin Rukos)

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi të gjitha pikat në rendin e ditës, ku përfshiheshin një sërë projektvendimesh për mbështetjen për familjet në nevojë, trajtimin me banesa sociale, dhënien e ndihmës financiare për dëmet nga fatkeqësitë natyrore, si dhe investime strategjike në infrastrukturë dhe sport. 

Më 12 tetor, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit njoftuan ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave elektrike për shkak të rrezikut që mbartin deri në marrjen e masave të duhura.