Përcillet në banesën e fundit në Bularat Kostandinos Kaçifas, ekstremistët grekë në ceremoni
Ora 16:00 (7 Nëntor) - Trupi i Kaçifas mbërrin në shtëpi, e ëma qan para arkivolit
Trupi i pajetë i ekstremistit grek të vrarë nga forcat RENEA në Bularat është në transportuar pasditen e 7 Nëntorit në shtëpinë e tij në Bularat. Shqiptarja.com ka siguruar foto nga trupi i Kaçifas që është i mbuluar me flamurin grek, ndërkohë që është i veshur me rroba ushtarake. Pranë arkivolit ndodhet e ëma duke qarë të birin 35-vjeçar.
Ora 21:46 (7 Nëntor) - Varrimi i Kaçifas, ekstremistët grekë nisen për në Bularat
Mediat greke raportojnë se nga shteti fqinj janë nisur 9 autobusë me anëtarë të grupeve ekstremiste greke të cilët do të marrin pjesë në këtë ceremoni. Agimi i Artë ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje për vrasjen e Kaçifas, ndërkohë që siç shihet edhe në pamje, janë të shumtë mbështetësit e Kaçifas që janë në futur në autobusë për t’u nisur drejt Bularatit.
Ora 08:48 (8 Nëntor) - Varrimi i Kaçifas, në Bularat mbërrijnë mediat greke dhe nacionalistë me flamuj të kishës ortodokse
Kanë mbërritur në Bularat 5 autobusët e parë me pasagjerët grekë të cilit do të marrin pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Konstandinos Kaçifas.
Autobusi i parë nga Greqia ka mbërritur rreth orës 3:30, ndërkohë që siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report TV në fshat kanë mbërritur nga mediat greke dhe mbështetës të grupeve nacionaliste që mbajnë veshur flamuj të kishës ortodokse greke.
Ora 10:00 - Ministria greke e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt
Ministria e Punëve të Jashtme greke dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje grekëve që kanë ardhur në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.
"Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë".
Ora 10:00 - Ministria greke e Punëve të Jashtme: Tregoni përmbajtje dhe respekt
Ministria e Punëve të Jashtme greke dhe Mbrojtjes së Qytetarëve u ka bërë thirrje grekëve që kanë ardhur në fshatin Bularat për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifas që të tregojnë përmbajtje dhe respekt.
"Shtetasit grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë".
Ora 10:25 - Ceremonia e varrimit të Kaçifas, në Bularat asnjë forcë policore shqiptare
Korrespondenti i Report TV Piro Nase raporton se në Bularat nuk ka prezente asnjë forcë policore shqiptare. Sipas tij që prej 28 tetorit kur edhe u vra Kaçifas në fshat forcat policore shqiptare nuk shihen me sy të mirë. Ndërsa sot ato kanë zgjedhur që të mos jenë në fshat për të shmangur edhe ndonjë konflikt me grupet nacionaliste që kanë ardhur për ceremoninë e varrimit.
Ora 10:32 - Kontrolle të rrepta në Doganën e Kakavijës, të pranishëm Gjovalin Loka dhe homologu i Policisë Greke
KAKAVIJË- Për të shmangur hyrjen e ekstremistëve të tjerë, në pikën kufitare të Kakavijës çdo person që ka hyrë në të dyja anët e kufirit i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme dhe nën masa të rrepta sigurie nga forcat e policisë. I pranishëm është edhe drejtori i policisë për rendin dhe sigurinë Gjovalin Loka dhe një homolog nga policia e Greqisë.
Ora 11:36 - Me bluzë ku shkruhej 'Epiri i Veriut', kthehet mbrapsht ekstremisti grek
Në pikën kufitare të Kakavijës është kthyer një ekstremist grek, i cili kishte me vete disa flamuj dhe disa bluza me shkrime greke. Në to shkruhej, “LIRI KOMBËTARE” dhe “Epiri i Veriut”, thirrje që konsiderohen ekstremiste.
Ora 11:45 - "Konstandin ti jeton, na udhëheq e na prin", nacionalistët këndojnë himnin grek dhe atë të Vorio Epirit në Bularat
Të mbledhur në qendër të fshatit Bularat nacionalistët kanë kënduar himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit. Përveç thirrjeve nacionaliste, grekët mbanin edhe parulla ku shkruhej: "Maqedonia është Greqi" dhe "Konstandin ti jeton, na udhëheq dhe na prin."
Ora 12:19 - Nacionalistët në vendin ku u vra Kaçifas, formojnë me gurë fjalën 'hero'
Nacionalistët grekë që kanë ardhur në Bularat kanë shkruar fjalën “hero” në vendin ku u vra nacionalisti grek Konstandinos Kaçifas më 28 tetor. Fjala është shkruar me gurë dhe është e dukshme në të gjithë fshatin për shkak të lartësisë së malit. Krahas gurëve, pranë fjalës janë vënë edhe lule në nder të 35-vjeçarit.
Ora 12:37 - Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati: Të dalë e vërteta, është me rëndësi jetike
I pranishëm në Bularat është edhe kreu i PBDNj, Vangjel Dule. Për mediat shqiptare që ndodhen në fshat ai dha një prononcim të shkurtër ku edhe bëri thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Jemi për të ndarë dhimbjen me familjarët e Kaçifas. Kemi vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e kësaj çështjeje është me rëndësi jetike”. – tha Dule
Përveç Dules, në Bularat ndodhet ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksesa dhe deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Tavo edhe më herët ka vizituar shtëpinë e Kaçifas i shoqëruar nga eurodeputetja Eleni Theocharous.
Ora 13:07 - "Je i pavdekshëm", del nga shtëpia me flamur grek dhe brohoritje trupi i Kaçifas
Ka dalë nga banesa rreth orës 13:07 kortezhi me trupin e Kaçifas.
Arkmortit i parapriu një flamur i madh grek. Të pranishmit e kanë shoqëruar arkivolin duke brohoritur në gjuhën greke “Kaçifas i pavdekshëm” teksa mbanin në duar flamuj grekë.
Ora 14:10 - Ekstremisti grek Harallambos në krye të kortezhit në varrimin e Kacifas në Bularat
Në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit ekstremistit Kacifas ishin të pranishëm mbi 1500 nacionalistë grekë, mes tyre edhe Babis-Harallambos Karathanos. Report Tv sjell pamjet kur Harallambos është në krye të kortezhit, por edhe në kishë.
Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA - (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).
Ora 14:45 – Përcillet në banesën e fundit ekstremisti grek Kaçifas
Ekstremisti grek Konstadinos Kaçifas është përcjellë në banesën e fundit në varrezat e fshatit Bularat, rreth orës 14:45. Në momentin e uljes së arkivolit në dhe të pranishmit e kanë përcjellë me duartrokitje.
Pak momente para varrimit të Kaçifas, eurodeputetja Eleni Theocharous ka mbajtur një fjalim në nder të 35-vjeçarit. Në fjalën e saj, Theocharous u shpreh se rasti tregon se sa respektohet minoriteti grek në Shqipëri dhe se ai donte thjesht që të ruante identitetin ortodoks.
Ora 16:20 - Ekstremistët grekë bllokojnë rrugën Gjirokastër - Kakavijë
Dhjetëra persona pjesëmarrës në funeralin e Konstandin Kaçifa në Bularat, kryesisht elementë ekstremistë grekë, kanë bllokuar rrugën Gjirokastër-Kakavijë.
Pas ceremonisë mortore të zhvilluar në fshatin Bularat të Dropullit, ekstremistët me flamuj grekë dhe foto të Kaçifas kanë zbritur në aksin nacional dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Ora 16:48 - Protestuesit grekë bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë, pas insistimit të Report Tv, reagon Policia e Shtetit
Pas përfundimit të ceremonisë mortore për ekstremistin grek që u vra në Bularat në 28 tetor 2018, një tjetër situatë është krijuar në hyrje të Bularatit, aty ku protestuesë grekë të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në varrim, kësaj here kanë bllokuar rrugën.
Protestuesit grekë bllokuan aksin Gjirokastër-Kakavije, ndërkohë që në rrugë u krijua një kaos dhe trafik. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i kërkoi drejtorit të Rendit në Polici, Gjovalin Loka që policia të ndërhynte për të stabilizuar situatën, pasi një qytetar bllokoi rrugën dhe luante rolin e policit rrugor.
Ora 16:58 - Arrestohet ekstremisti grek Babis Karathanos
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije për Report TV se janë arrestuar dy persona, të dyshuar si organizatorë të bllokimit rrugës, personazhe të njohur.
Report TV mëson se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur grek Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën.
Ora 17:37 - Dalin shifrat e të kthyerve nga policia në Kakavijë, mes të proceduarve edhe një polic nga burgu i Janinës
Policia shqiptare bën jep shifrat e personave që janë kthyer nga policia në pikën kufitare të kalimit në doganën e Kakavijes. Mësohet se policia ka kthyer pas 44 huliganë të cilët donin të hynin në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për varrosjen e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa, mes personave të proceduar penalisht është edhe një polic, me detyrë si efektiv policie në burgun e Janinës. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy shqiptarë, për organizim të paligjshëm të tubimeve.
Ora 17:37 - Dalin shifrat e të kthyerve nga policia në Kakavijë, mes të proceduarve edhe një polic nga burgu i Janinës
Policia shqiptare bën jep shifrat e personave që janë kthyer nga policia në pikën kufitare të kalimit në doganën e Kakavijes. Mësohet se policia ka kthyer pas 44 huliganë të cilët donin të hynin në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore për varrosjen e ekstremistit grek Konstantinos Kaçifa, mes personave të proceduar penalisht është edhe një polic, me detyrë si efektiv policie në burgun e Janinës. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy shqiptarë, për organizim të paligjshëm të tubimeve.
Ora 20:58 - Gazetarët detyrojnë Vangjel Dulen të flasë shqip: Zoti Dule shqip, jemi në tokë shqiptare!
Nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës aty ku shkoi në mbështetje të ekstremistëve grekë të arrestuar në Bularat, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka vijuar të flasë në greqisht.
Kanë qenë gazetarët shqiptarë të cilët kanë insistuar që Dule të flasë në gjuhën shqipe. Dule është detyruar të ndryshojë gjuhë duke folur në shqip. Dule ka shpjeguar se nga policia e Shtetit është informuar se janë arrestuar 12 persona të cilët janë duke u verifikuar dhe për 10 orë do të lirohen.
Ora 21:30 - Report TV ka mësuar se ndër të shoqëruarit ka grekë dhe shqiptarë. Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe forcat anti-terror të Fierit, të cilët kanë shoqëruar këta persona.
Ndërkohë që 12 të shoqëruarit e tjerë janë:
Thanas Papas
Dhimitër Konstantinos
Nina Dinos
Jorgos Varelas
Anestis Panajotis
Andrea Kurti
Thoma Stefo
Athanasis Papas
Konstantinos Gizolis
Harallamb Karathano
Pirro Panajoti
Kristo Duci
Theodhor Petropulos
Jorgo Thoma
Ora 21:30 - Report TV ka mësuar se ndër të shoqëruarit ka grekë dhe shqiptarë. Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe forcat anti-terror të Fierit, të cilët kanë shoqëruar këta persona.
Ndërkohë që 12 të shoqëruarit e tjerë janë:
Thanas Papas
Dhimitër Konstantinos
Nina Dinos
Jorgos Varelas
Anestis Panajotis
Andrea Kurti
Thoma Stefo
Athanasis Papas
Konstantinos Gizolis
Harallamb Karathano
Pirro Panajoti
Kristo Duci
Theodhor Petropulos
Jorgo Thoma
Ora 21:55 - Policia e Shtetit: 12 të shoqëruar, 2 të proceduar
Policia e Shtetit ka shpërndarë një njoftim lidhur me planin e masave që është marrë në Bularat të Gjirokastrës gjatë varrimit të Kacifas ditën e sotme. Policia bën me dije se janë në total 14 persona të shoqëruar në komisariatin e Policisë në Gjirokastër, 12 prej të cilëve janë të shoqëruar, ndërsa dy janë proceduar penalisht.