Një qytetar i ngecur në aksin Librazhd-Qafë Thanë bashkë me dy fëmijët e mitur, thotë se ka të paktën 4 orë në pritje. Ai shprehet për Report TV se ishte bashkë me familjen në Elbasan dhe i janë drejtuar Pogradecit.

“Ishim në Elbasan, tani jemi në vazhdim të pritjes. 4 orë. Jemi me fëmijë të vegjël, me dy kalamajtë. Ç’të bëjmë, po shpresojmë të hapet rruga”, thotë qytetari

Ai mban në krahë djalin 14-muajsh, ndërsa vajza, 5 vjeçe, thotë se është mërzitur.

“S’kemi ç’të bëjmë do të presim”, thotë qytetari duke shtuar se deri më tani nuk kanë asnjë informacion.


Lajmi kryesor:

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë aksin Librazhd–Qafë Thanë prej orës 11:00, trafik kilometrik! Ambulanca ngel në mes të rrugës, pacientja kalohet përmes lumit me barrelë, nis heqja e gurëve e dheut nga rruga (VIDEO)