Bllokohen 10 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët/ Prindër, ja detaji që nuk duhet të anashkaloni KURRË kur bëni një blerje

Bllokohen 10 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët/ Prindër, ja detaji që nuk duhet të anashkaloni KURRË kur bëni një blerje

TIRANË- Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar mbi 10 mijë lodra për fëmijë, pasi nga analizat e bëra në Itali kanë rezultuar me përmbajtje kimike më të lartë se norma e përcaktuar nga Bashkimi Europian. Kreu i këtij Institucioni, Lavdrim Sahitaj ka bërë me dije pasi janë marrë disa mostra të lodrave që ishin nxjerrë në shitje në tregun shqiptar, ku një pjesë e tyre kishin kanë rezultuar të rrezikshme. Në deklaratën që ka pasur për mediat, ai u ka bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes.

" Janë 10,000 produkte që janë bllokuar në pjesën e parë të muajit dhjetor. Ju kërkojmë importuesve dhe gjithë linjës së tregtimit të produkteve lodra, të bëjnë kujdes në produktet, që ata tregtojnë për konsumatorët, të cilat duhet të jenë në përputhje me legjislacionin për mbikëqyrjen e tregut, si edhe të tërheqin nga tregu produktet për të cilat ISHMT ka vendosur masën e ndalimit të përhershëm dhe janë njoftuar zyrtarisht si produkte të rrezikshmeKemi bërë një sërë analizash certifikuara Itali, pas marrjes së mostrave të dala në tregun tonë dhe rezulton që pjesa më e madhe e tyre me probleme kimike, jashtë normës për t'u tregtuar me shumicë dhe pakicë. Prindërit që kanë vendosur të blejnë lodra për fëmijët, duhet të kenë kujdes pasi janë me rrezik shumë të lartë kimik dhe fizik. Kam parasysh lodrat që thyhen, gëlltiten, që kanë elementë kimik toksik jashtë çdo norme të lejuara", tha Sahitaj.

Duke qenë se gjatë muajve të festave, prindërit u blejnë më shumë dhurata se përgjatë muajve të tjerë, lind pyetja, si mund të bëhet dallimi nëse një lodër është i rrezikshëm ose jo? Sahitaj ka bërë me dije se çdo lodër duhet të ketë markimin CE të bashkimit Europian, në brendësi të saj dhe jo vetëm në paketim.

"Qytetetarëve për lehtësi iu këshilloj që para se të blenë një produkt, duhet të verifikojnë markimin CE brenda lodrës dhe jo jashtë, që do të thotë në paketim. Sepse ndodh që CE është në ambalazh, por nuk është në lodrën përkatëse", përfundoi Sahitaj.

Logoja që duhet të ketë një lodër brenda dhe jashtë paketimin, CE

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë