Drejtori i Autoritetit Kombetar te Ushqimit në Korçë, Veniamin Nakuçe, ka bërë të ditur për atsh se pala maqedonase ka refuzuar kthimin mbrapsh të 3 mijë pulave të skaduara, dhe në bazë të rregullave veterinare, është vendosur që kjo ngarkesë të groposet nesër. Nëse kjo ngarkesë me pula mund të shpërndahej në treg atëherë mund të shkaktonte probleme me shëndetin popullatës që do e konsumonte.
(shqiptarja.com)