Shahin Zanaj akuzohet për pastrim parash, ndërsa Policia e Vlorës dhe prokuroria vijojnë punën për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe pasurive që rrjedhin nga kjo veprimtari kriminale. Agjentët kanë evidentuar në pronësi të Shahin Zanajt; 1 biznes kantinë vere dhe 1 bar-restorant në Radhimë. Policia deklaron se në këtë kuadër po bashkëpunohet me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të dy personave të arrestuar.
Në vijim, strukturat e Policisë së bashku me ato doganore janë duke bërë inventarizimin e aseteve, për të dokumentuar plotësisht veprën penale të pastrimit të produkteve që burojnë nga aktiviteti kriminal. Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas në numrat 112 ose 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër.
U sekuestruan
-49.7 litra vaj hashashi;
-17.5 kg hashash në formë çokollate;
-13.4 kg hashash në formë pluhuri;
- pajisje, të cilat shërbenin për prodhimin dhe përpunimin e vajit të hashashit;
- 4 automjete.
Shtëpia ku u sekuestrua droga në Vlorë
d.b/shqiptarja.com