Durres- Policia kufitare në portin e Durrësit sekuestroi 53 600 euro dhe 133 shishe me verë. Paratë dhe mallrat e padeklaruara u gjetën në dy makina.
Tufat me euro të cilat ishin fshehur me qese të zezë që përdoren për mbeturina u gjetë gjatë kontrollit në vijën e dytë të furgonit.
U arrestua në flagrancë Gjon Gjoni 30 vjeç, banues në Lezhë, dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në furgonin që drejtonte 30-vjeçari dhe që kishte shofer alternativ, shtetasin Etmond Koçeku u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi, informoi sot policia.
Ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ervin Qiro, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.