Vlore- Ardhja e sezonit të plazhit nxit edhe më shumë nevojën e monitorimit të hapësirave detare me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së pushuesve në plazhet e vendit për të parandaluar tragjedi të tilla si ajo e Jonadës, 7 vjeçare e cila në gushtin e 2022 humbi jetën teksa po lahej në det. Vajza u përplas nga helikat e gomones që drejtohej nga ish polici Arjan Tase i cili kishte hyrë në zonën (brenda kordonit të sigurisë) ku notonte babai me vajzën e tij
Brenda 24 orëve në Palasë dhe Zvërnec janë bllokuar dy mjete lundruese që shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Ndaj 2 drejtuesve policia informon se mori masa administrative me gjobë 100 mijë lekë të reja.
"Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bllokuar një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe ndëshkuar me masë administrative 100,000 lekë të rinj drejtuesin e mjetit lundrues.
![]()
Gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, ndërhynë dhe në plazhin e Zvërnecit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre" informoi policia.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha zonave bregdetare dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Gjoben merrjuani deri ne qindarken e fundit dhe mjetet mbajuani te sekuestruara deri ne fund te sezonit turistik,pastaj kthejuani,vetem keshtu vene mend keta.
Përgjigju