
Prej orës 21:00 të ditës së sotme 13 mars, bllokohet kufiri i Shqipërisë dhe Malit të Zi për të gjitha hyrjet dhe daljet të njerëzve dhe mjeteve në pikat kufitare të Muriqanit dhe Vermoshit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Njoftimi është dhënë nga Policia Kufitare, ku u bën thirrje qytetarëve të anulojnë lëvizjet e tyre.
Kurse në Pikën kufitare Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet.
Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anulojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të këtyre pikave të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë.
Lajmi kryesor:
Mbyllet 14 ditë kufiri me Kosovën, drejt Greqisë vetëm me makinë personale, Maqedonia e Veriut bllokon Dibrën, Mali i Zi lë hapur vetëm Hanin e Hotit (VIDEO)










