Dogana e Kapshticës ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, pasi dyshohet se nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Përmes një njoftimi, Dega e Doganës Kapshticë ka bërë të ditur se kjo sasi mjalti kishte ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se kjo sasi mjalti do të qëndrojë e bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.

Njoftimi i Doganës Kapshticë:

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit.

Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e vlerësojnë me prioritet sigurinë ushqimore. Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.