Prej 6 muajsh aksi nacional Korçë-Gramsh është i bllokuar, ç’ka ka sjellë edhe izolimin e 3 komunave. 2000 banorë të komunës së Moglicës dhe 5000 banorë në dy komuna të Gramshit e kanë të pamundur lëvizjen përgjatë këtij aksi pasi punimet kanë ndaluar duke bërë që edhe rruga të jetë jashtë çdo funksioni.
 
Aksi nacional shërben për shkëmbimin e marrëdhënieve tregtare mes dy zonave, por për banorët tashmë është krijuar një situatë e vështirë ndaj edhe ata kërkojnë hapjen e rrugës pasi mbijetesën e tyre e kanë të mbështetur tek marrëdhëniet tregtare.

Ndërkaq kreu i komunës së Moglicës por edhe përfaqësues të firmës sqarojnë se shkak për këtë situatë është bërë një ndryshim në projektin e rrugës gjë e cila pritet të zgjidhet së shpejti.  

Pak muaj më parë rrëshqitja e një masivi shkëmbi gjatë punës në këtë segment rezultoi fatale për punonjësit e firmës duke shënuar një viktimë dhe dy të plagosur rëndë.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)