Bllokohet Audi i blinduar në Shkodër, gjobitet Leonard Gjeka, i njohur për arratisjen nga burgu në Australi në 2014 (Foto)

Bllokohet Audi i blinduar në Shkodër, gjobitet Leonard Gjeka, i njohur për arratisjen nga burgu në Australi në 2014 (Foto)

Makina e bllokuar dhe Leonard Gjeka

Një tjetër makinë e blinduar është bllokuar në Shkodër këtë të diel. Leonard Gjeka banues në fshatin Ishull, Shëngjin, është ndaluar nga policia e Shkodrës e cila ka konstatuar se Audi i blinduar me të cilin po lëvizte nuk kishte autorizim.

Gjeka u shoqërua në komisariat dhe është gjobitur, ndërsa automjetit tip “Audi” është bllokuar për të nisur më pas procedurat e konfiskimit.

"Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent", njofton policia.  

Gjeka njihet për arratisjen e tij në burgun e Melburnit në Australi në vitin 2014. Atëherë nga mediet Gjeka përshkruhej si dinak, shumë i dhunshëm dhe i përfshirë edhe në konflikte që kishin agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Po në Shkodër dy ditë më parë u bllokua makina e blinduar e Safet Bajrit që po ashtu nuk kishte autorizim.

Makina e Leonard Gjekës që u bllokua

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb