Një gomone e cila dyshohet se do transportonte drogë është bllokuar pasditen e sotme  në grykëderdhjen e lumit të Vjosës.

Gomonia rreth 9 metra e gjatë me dy motorë 2x200 dyshohet se do transportonte drogë drejt Italisë.

Ajo është bllokuar rreth orës 16:00 në një operacion të përbashkët mes Policisë Kufitare të Vlorës me Delta Force dhe FNSH Fier.

Drejtuesi i gomones është larguar në drejtim të paditur e ndërsa po vijon kontrolli i gjerë i territorit për kapjen e tij. 

gomonia vjose

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)