TIRANE - Viti 2013 ka shënuar ritmet më të ulëta të rritjes së kredisë, që prej fillimit të viteve 2000, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, duke shënuar tendencën më negative të dekadës së fundit. Stoku i huasë për ekonominë ishte 554.7 miliardë lekë në fund të muajit maj, në të njëjtin nivel si në fund të 2012-s, duke dëshmuar se biznesi apo dhe individët e kanë pasur shumë të vështirë që të marrin hua në banka gjatë pjesës së parë të këtij viti.
Në krahasim me majin e një viti më parë, kredia për ekonominë është rritur me vetëm 1.4 miliardë lekë, apo 0.3%. Një vit më parë ndryshimet përkatëse ishin 47 miliardë lekë dhe 9%. Ngadalësimi i ritmeve të rritjes së ekonomisë, shtimi i kredive me probleme që e kanë kaluar nivelin e 24% në prill 2013, problemet e likuiditetit të biznesit, frenimi i investimeve nga sipërmarrjet janë disa nga arsyet kryesore të kësaj tendence tepër negative të kreditimit të ekonomisë në vend. Situata duket më e përkeqësuar edhe në krahasim me vitin 2008, kur vendi sapo filloi të ndiente pasojat e krizës ekonomike globale.
Ndërkohë, interesat e kredive në lekë kanë pësuar një rënie të lehtë në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin maj interesi mesatar i kredive të reja në lekë ishte 11.1%, nga 11.3% që kishte qënë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, interesi mesatar i thjeshtë i kredive të reja të dhëna në pesë muajt e parë të këtij viti ishte 10.94%, nga 11.42% që ishte interesi mesatar në pesë muajt e parë të vitit 2012.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për muajin maj, interesi mesatar i depozitave të reja 12 mujore ishte 5.1%, nga 5.7% që ishte një vit më parë. Ndërsa interesi mesatar i depozitave 12-mujore për pesë muajt e parë të vitit ishte 5.18%, nga 5.68% që kishte qënë në pesë muajt e parë të vitit 2012. Transmetimi i politikës monetare nga BSH tek bankat e nivelit të dytë ka qenë i pjesshëm dhe kjo u detyrohet faktorëve të ndryshëm. Në rastin e depozitave, është konkurrenca mes bankave që i mban normat e interesit ende relativisht të larta.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com