Bllokohet Landfilli i Maliqit, Topçiu: Nuk fillon nga puna pa u bërë pagesat, të zbatohet ligji

Pezullohet funksionimi i Landfillit të Maliqit, për shkak të mospagesës së taksave të investimit pranë bashkisë së Maliqit. Ky është impianti më i madhi i ndërtuar në juglindje të vendit dhe do të depozitojë mbetje e një pjese të konsiderueshme të qarkut të Korçës. Fillimi i tij nga puna është në vartësi të pagesave nga autoritetet qendrore.

Është  bllokuar fillimi i punës në Landfillin e grumbullimit të mbetjeve në juglindje pasi nuk është bërë pagesa e taksës së investimit pranë kësaj bashkie  me një vlerë të caktuar e cila ishte ishte përcaktuar në bazë të përqindjes së grumbullimit. Një gjë e tillë është bërë me dije nga kryetari i bashkisë Gëzim Topçiu, i cili shprehet:” Kërkoj zbatimin me përpikmëri të ligjit”. 

Duke parë një situatë të tillë edhe në kushtet kur Landfilli i Maliqit është gati për t’u vënë në punë, duket se do të kalojë akoma kohë para se ky impiant të nisë nga puna.  Ndërtimi për Landfillin e Maliqit ka filluar në vitin 2010, dhe do të grumbullojë mbetjet e gjithë qarkut. Ky landfill pritej të niste funksionin e tij në fundin e vitit të kaluar, por një gjë e tillë nuk do të realizohet, deri sa të përmbushen të gjitha detyrimet. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë