Rruga nacionale Burrel - Klos u bllokua përreth 3 orë mëngjesin e kësaj të premteje.

Burime për Report TV bëjnë me dije se një masiv i madh dheu përfundoi mbi rrugë në fshatin Bërshi të Klosit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Burrelit dhe Klosit.

Po ashtu mësohet se shembja e masivit të dheut ka ardhur si pasojë e mbushjes me ujë të kanalit vaditës të luginës së Matit, i cili zakonisht gjatë stinës dimrit krijon problematika.

Pas ndërhyrjes me disa mjete pastrimi është bërë e mundur hapja për qarkullim për automjetet, ndërsa pastrimi i dherave vijon.

Ndërkohë Policia monitoroi gjithë kohën trafikun e automjeteve, për të shmangur incidentet e mundshme.


Lajmi kryesor:

Moti i keq në Shqipëri/ Situata drejt normalizimit, lumi Vjosa bie në kuotën 7.8 m! Durrësi e Korça ende ‘nën ujë’! Mijëra ha tokë e qindra banesa të përmbytura (VIDEO)