SARANDE- Për shkak të një defekti në sistemin komjuterik, në pikën kufitare Qafë Botë, është bllokuar për më shumë se tre orë qarkullimi i shtetasve shqiptar.

Aktualisht është krijuar një rradhë tepër e gjatë me automjete, ndërsa gjithashtu raportohet se kalimi në këtë pikë kufitare është ndalur vetëm për shtetasit shqiptar.