Bllokohet qarkullimi në bulevardin
“Zogu i Parë”, zhvendosen shtyllat
Bashkia e Tiranës, ka njoftuar sot se nga ora 18.00 e ditës së sotme e deri nesër në orën 05.00 nuk do qarkullohet në bulevard.
TIRANË - Bashkia e Tiranës nisi zhvendosjen e shtyllave të tensionit të lartë, të cilat prej 15 vitesh kanë qenë të vendosura në trotuarin e mesit të bulevardit "Zogu i Parë". Rreth orës 19:00, ka nisur puna për heqjen e tyre, duke nisur nga shtylla e parë pranë Muzeut Kombëtar, për të vazhduar më pas, deri në orën 5 të mëngjesit, tek e fundit që gjendet pranë stacionit të trenit. Kohë kjo, kur bulevardi do të qëndrojë i bllokuar për lëvizjen e automjeteve.
Këto punime janë pjesë e planit për zgjatimin e bulevardit "Zogu i Parë", i cili do ta lidhë kryeqytetin me zonën e Paskuqanit. Prej disa ditësh, linja e tensionit të lartë, është futur nën tokë, nëpërmjet rrugës së "Barrikadave", deri në nënstacionit elektrik pas 15-katëshit.
Nisjen e punimeve e inspektoi dhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, i cili deklaroi, se ky është një premtim i mbajtur për qytetarët e Tiranës.
“Jemi të gjithë dëshmitarë dhe ndajmë gëzimin e çmontimit të linjës së tensionit të lartë, dhe kjo linjë do bëhet nëntokësore. Po kështu po hiqen dhe shtyllat. Projekti u hartua dhe realizua me profesionalizëm. Është një ditë e vëçantë në historinë e qytetit tonë. Mbajnë premtimin që u kemi dhënë banorëve të bulevardit “Zogu i Parë”, dhe është fillim i mbajtjes së një tjetër premtimi, realizimit të bulevardit të madh, i cili ka nisur punimet javën e kaluar, dhe do të vijojë deri vitin e gjysmë”, u shpreh Basha.
Për shkak të kompleksitetit të punës, për futjen nën tokë të kësaj linje, Bashkia e Tiranës mori një ekip të specializuar zviceran, si dhe bashkëpunoi me OST-në. Linja e re ka një gjatësi prej 2.3 km, ndërsa është ndërtuar me parametra bashkëkohorë dhe i përgjigjet zhvillimit perspektiv të rrjetit të rajonit.
Por, zgjatimi i bulevardit nga pjesa e Stacionit të Trenit e në vazhdim, ka hasur në kundërshtimin dhe protestat e banorëve të zonës në lidhje me shumat e caktuara nga qeveria për shpronësimin. I pyetur nga televizioni "A1 Report", për këtë çështje, kryebashkiaku Basha u shpreh se nuk ishte ky moment i duhur për të folur për këtë çështje.
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.5%
-
Jo
83.3%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 2038
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Mbyllet faza e 1/8, mësohet katër çiftet çerekfinaliste të Evropianit
2 Korrik, 22:53
-
Euro 2024/ Merih Demiral hero, Turqia mposht 1-2 Austrinë dhe gjen Holandën në çerekfinale
2 Korrik, 22:53
-
Gjirokastër/ Përplasen dy makina me njëra tjetrën, 4 të lënduar
2 Korrik, 22:46
-
Bazat amerikane në Evropë përgatiten për sulm të mundshëm terrorist
2 Korrik, 22:38
-
Spahiu: Ne 2034 Shqipëria bie 1.8 milion banorë! Ja arsyet e pandalshme
2 Korrik, 22:30
-
Euro 2024/ Brezi i artë i Belgjikës pa asnjë trofe, De Bruyne 'shfryn' ndaj gazetarit: Idiot
2 Korrik, 22:21
-
Dialogu Kosovë - Serbi/ Bislimi pas takimit trepalësh në Bruksel: Serbia e interesuar vetëm për Asociacionin
2 Korrik, 22:09
-
'Nuk do e kontestoja rezultatin e Censit', gazetarja Gjediku: 3% nuk janë përfshirë tek shifra 2.4 milion banorë
2 Korrik, 22:05
-
Spahiu: Emigracioni tipik Ballkanik! 400.000 kroatë jane larguar nga Kroacia vitet e fundit
2 Korrik, 22:00
-
Bruksel/ Kryenegociatorët e Kosovës, Serbisë dhe i dërguari i BE-së takim trepalësh
2 Korrik, 21:59
-
Rezultatet e Censit, deputeti Lavdrim Krashi: E rëndësishme qëllimi! Nxjerr në pah problematikat që ka vendi
2 Korrik, 21:47
-
Skerdjan Dhuli nuk i beson të dhënave të Censit: Shoh rënie të popullsisë! Pse u zgjat publikimi?
2 Korrik, 21:42