Rruga e Arbrit është bllokuar për rreth 30 minuta në zonën e bypassit të Murrizit.

Kjo pasi një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi barrierën mbrojtëse.

Drejtuesi i makinës dhe 2 pasagjerët që udhëtonin në të, kanë shpëtuar mrekullisht!

Shkak i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit.