KAKAVIJË- I refuzohet hyrja në Shqipëri Kostas Dhimitropulos, një prej ekstremistëve grek të cilët bllokuan aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë në shenjë proteste pas varrimit të Kostandin Kacifas.
Kostas Dhimitropulos është ndaluar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte duke udhëtuar drejt Himarës për të kaluar pushimet me bashkëshorten e tij. Gazetari i Report tv Piro Nase raporton se autoritetet i kanë dhënë Dhimitropulos edhe një shkresë që i ndalon hyrjen për në Shqipëri për një afat të pacaktuar.
Ai është një prej 52 personave të shpallur non-grata nga ana e autoriteteve shqiptare për shkak se kanë cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.
RENEA ekzekutoi me armë gjatë shkëmbimit të zjarrit ekstremistin grek Konstantinos Kacifa. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta kur u rrethua nga RENEA.
35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa pas lokalizimit nga policia në Bularat nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve, në këtë moment RENEA e ka ekzekutuar duke e qëlluar në kokë dhe në gjoks.
Ta kishin shalu n hu!
Përgjigju