Partia Socialiste i ka bërë një kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku i kërkon përjashtimin e 10 deputetëve të Partisë Demokratike të cilët bllokuan pak ditë më parë foltoren e Kuvendit. Partia Socialiste kërkon përjashtimin nga seanca plenare për 10 ditë të Luçiano Boçit, Ina Zhupës, Albana Vokshit, Luan Baçit, Tritan Shehut, Ervin Salianjit, Gazment Bardhit dhe Bledion Nallbatit.

Në kërkesën e firmosur nga 8 deputetë të Partisë Socialiste, theksohet se 6 deputetë kanë bllokuar faltoren, ndërsa Gazmend Bardhi e Bledion Nallbati, sipas arsyetimit socialistëve, kanë artikuluar fjalë fyese ndaj kryetares së Kuvendit dhe kanë përdorur mjete të palejuara me qëllim krimin e zhurmës në Kuvend.

‘Deputetët Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu dhe Ervin Salianji në mënyrë të koordinuar mes njëri-tjetrit bllokuan foltoren e Kuvendit përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të seancës, duke bërë të pamundur që deputetët të merrnin fjalën, si ç ishte parashikuar në rendin e ditës.

Deputetë Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati në mënyrë të përsëritur kanë artikuluar fjalë fyese ndaj kryetares së Kuvendit dhe kanë përdorur mjete të palejuara me qëllim krijimin e zhurmës dhe bllokimin e punës së Kuvendit.

Edhe pas tërheqjes së vëmendjes dhe dhënies së vërejtjes nga drejtuesja e seancës, deputetët e sipërcituar vazhduan të pengonin zhvillimin e rregullt të seancës plenare, duke mbajtur të zaptuar foltoren.’- theksohet në kërkesën e PS-së.

Kërkesa do të shqyrtohet të mërkurën nga Sekretariati i Etikës që do të mblidhet ditën e mërkurë në orën 10:00. Seancën e kaluar plenare, Kuvendi u përfshi nga një situatë kaotike për shkak të 'protestës' së deputetëve të PD-së të cilët nuk lejuan zhvillimin e diskutimeve. Kjo pasi Kuvendi, rrëzoi kërkesën e deputetëve të Berishës për të përfshirë në rendin e ditës së sotme kërkesën për mocion me debat, e ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt refuzoi që të vazhdonin interpelancën me të deleguarën e Ramës, Elisa Spiropali.

Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD

Kërkesa e PS për përjashtimin e 8 deputetëve të PD