U shoqërua nga policia pas protestës në Bradashesh, Boçi: Ditët e Ramës janë të numëruara

Pas tubimit të dhunshëm të opozitës në zonën e Bradasheshit në Elbasan policia ka shoqëruar 15 anëtarë të PD dhe ish-deputetin Luçiano Boçi dhe ka vënë në hetim 35 persona të tjerë.

Boçi është lënë i lirë vetëm pak pas shoqërimit. Jashtë dyerve të komisariatit Boçi është ndalur në një prononcim për mediet ku ka akuzuar policinë se është vënë në shërbim të Edi Ramës. Boçi tha se akti i sotëm është një hakmarrje e Ramës për shkak se qytetarët e braktisën në takimin që kishte njoftuar, ku solli me vete administratën.

"Kjo është hakmarrja meskine e Edi Ramës për shkak se qytetarët e Elbasanit e braktisën takimin e tij dhe kërkuan ndalimin e ardhjes së tij në Elbasan. Ata kërkojnë të burgosin opozitën. Opozita nuk është vetëm PD por janë të gjithë qytetarët. Veprimi i sotëm tregon se policia është vënë në shërbim të Edi Ramës pasi sot është ndaluar zinxhiri politik i qarkut të Elbasanit.

Janë 15 të ndaluar për miting të paligjshëm.. Tek e fundit protesta nuk ka qenë e dhunshme nga qytetarët por nga policia. Ajo ka qenë e armatosur deri në dhëmbë, vetëm e vetëm që kryeministri të kalonte i qetë. Administrata ishte marrë me zor me autobusë nga Librazhdi dhe Cërriku. Sot ai ka marrë përgjigjen e merituar. Fakti i sotëm tregon qartë se ditët e Ramës janë të numëruara", u shpreh Boçi.

Një grup protestuesish të udhëhequr nga ish-deputetët Luçiano Boçi, Edmond Spahi dhe Endri Hasa u stacionuan në mes të rrugës duke sjellë bllokimin në trafik të automjeteve, jo vetëm makinave të vogla por edhe autobusëve me pasagjerë.

Forcat e policisë së Elbasanit, të mbështetura edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, mundën të shpërndajnë turmën e protestuesve duke hapur rrugën.

Megjithatë, gjatë gjithë kohës pati përpjekje për të dalë sërish në rrugë. Kur eskorta e kreut të qeverisë po mbërrinte, turma u revoltua teksa nuk mungoi edhe hedhja e shashkave.

Por FNSH dhe policia, nën drejtimin e kreut të bluve të Elbasanit Albert Nushi, mundësuan kalimin pa probleme të eskortës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pipo: 28/04/2019 10:21

    Keta po bejne.cmos qe te arrestohen qe te thone se opozita shtypet. Ne fund do bejne marreveshje te jape dorehejen Rama 6 muaj para zgjedhjeve te 2021.

    Përgjigju
  • Berti: 27/04/2019 22:58

    Lucianes i paska ikur fytyra hahahaha sa mashkull i shpifur eshte, fiks bq. Kane nje problem te madh me veten tipa te peshtire si ky, i besojne dhe vete genjeshtrat qe thone hahaha Aty ishin 100 vete ky damllajw thote i gjithe elbasani hahaha Luciana po te futen ne burg do vishesh me fustan hahaha sa ordiner qe eshte.

    Përgjigju
  • Aqif: 27/04/2019 22:32

    Po ku ke pare ti te bllokosh rugen o raku. Po ska te ishte saliu ne vend te rames do ishe brenda dhe familja jote jo vec ti

    Përgjigju
  • peoples: 27/04/2019 21:16

    Me duket se ky tipi eshte profesor or DR PROF or akademik .Bravo profesor kur del ne rruge me rrugacet bravo....

    Përgjigju
  • tani: 27/04/2019 21:09

    Mos u merzit luco se burgu per burrat esht

    Përgjigju
  • peoples: 27/04/2019 20:40

    Po ai qe qendron prane tij sikur i kane futur hurin

    Përgjigju
  • Like: 27/04/2019 20:39

    O palaco pse genjen te humbi karikja ne kuvend ate hall ke mos i bej gjith di vetja jote ok

    Përgjigju
  • POPULLI: 27/04/2019 20:06

    Jo te shoqerohen por te arrestohen dhe te denohen maksimalisht keta huligane ta marrin vesh se ka shtet ,Ketij pseudo ish deputeti ti behet nje trajtim shembullor bejani kurrizin me te bute se barku ,dava halabakesh

    Përgjigju
    • Raul: 28/04/2019 11:23

      Po shoku I ngushte i Lucianos , monstra e Gramshit, Elmaz Hamuti a kishte dale me bllokuar rrugen, se ai eshte si tip garipi,

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen