Bllokuan rrugën, hetohen organizatorët e PD me 8 klasë shkollë për tubim të paligjshëm

Policia e Shkodrës ka vënë në hetim në gjendje të lirë 10 persona për bllokimin e rrugës dje në urën e Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës, mes të cilëve kreu i Partisë Demokratike në këtë qytet, dhe kryetari i FRPD-së së Shkodrës.

Policia sqaron se të proceduarit në gjendje të lirë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbledhur rreth 70 persona në një tubim të paligjshëm duke bllokuar të dy krahët e lëvizjes në urën e Bahçallekut, prishur rendin e qetësinë publike dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë.

Mes të hetuarve në gjendje të lirë janë edhe kreu  PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli dhe kryetari i Forumit Rinor të PD-së në Shkodër, Arvit Bushati. Për çudi në mesin e të proceduarve bie në sy se vetëm dy zyrtarët e PD-së dhe një tjetër janë me arsim të lartë. Ndërkohë që 7 të arrestuarit e tjerë janë vetëm me 8-vjeçare dhe disa me gjimnaz.

Njoftimi

Më datë 26.04.2019, ora 18:00, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit

1. Arvit Bushati, i datëlindjes 03.09.1990, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë

2. Xhevdet Amuli, i datëlindjes 16.12.1964, banues në lagjen Gurrile, Shkodër, me arsim 16 klasë

3. Gezim Kraja, i datëlindjes 24.08.1970, banues në lagjen Perash, Shkodër, me arsim 16 klasë

4. Halit Meta, i datëlindjes 01.02.1969, banues në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, me arsim 12 klasë

5. Nikoll Marku, i datëlindjes 16.05.1957, banues në fshatin Gomsiqe, Shkodër, me arsim 12 klasë

6. Selami Hoxha, i datëlindjes 24.02.1964, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër, me arsim 12 klasë

7. Martin Ndoci, i datëlindjes 29.07.1965, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë

8. Bardhok Kinaj, i datëlindjes 22.07.1970, banues në lagjen Perlat Rexhepi, Shkodër, me arsim 8 klasë

9. Pjeter Mhilli, i datëlindjes 15.01.1955, banues në lagjen Salo Halili, Shkodër, me arsim 8 klasë

10. Gjergj Çuni, i datëlindjes 10.11.1963, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër, me arsim 8 klasë

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 27/04/2019 20:37

    Malokeri e gjalle

    Përgjigju
  • Raul: 27/04/2019 14:54

    Dihet ajo vetem llumi i shqiperise i shkon prapa bandes rrugore pd lsi , drogmene, burgaxhinj, kriminele,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025