Gjyqtarët e Romës bllokuan sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri/ Elon Musk i del në krah Melonit: Ata duhet të ikin!

Gjyqtarët e Romës bllokuan sërish dërgimin e emigrantëve në Shqipëri/ Elon Musk i del në krah Melonit: Ata duhet të ikin!

Elon Musk

“Këta gjyqtarë duhet ë ikin”! Miliarderi Elon Musk I del në mbrojtje qeverisë së djathtë italiane të Melonit në përpjekjen për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm.

 Përmes një reagimi në rrjetin e tij social X Musk ka ndërhyrë sot duke folur për gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Romë që dje anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri, duke e çuar cështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

"Këta gjyqtarë duhet të ikin"  shkruan ai. 

Kjo nuk është hera e parë që miliarderi afrikano-jugor, i cili është bërë një drejtues (edhe pse jo shumë në hije) i fushatës zgjedhore të presidentit të ri amerikan Donald Trump, shpreh mendimin e tij për çështjet e migracionit, si në Itali ashtu edhe jashtë saj. "Është skandaloze që ai po përballet me gjyq për zbatimin e ligjit," kishte shkruar ai në platformën X, duke komentuar një postim mbi Matteo Salvini nga opinionistja e së djathtës holandeze Eva Vlaardingerbroek.

Vitin e kaluar, ai gjithashtu kishte shprehur kritika ndaj Gjermanisë për politikën e qeverisë së saj për financimin e OJQ-ve që operojnë në shpëtimin në det. Në një video të një shpëtimi në det, ai kishte pyetur nëse gjermanët ishin në dijeni që OJQ-të "mblidhnin emigrantë të paligjshëm për t'i zbarkuar në Itali". Përgjigjja nga llogaria zyrtare në anglisht e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ishte e drejtpërdrejtë për Musk: "Po, dhe quhet shpëtim jetësh"

Mbështetja e Elon Musk për të djathtën italiane, të udhëhequr nga Giorgia Meloni dhe aleatët e saj, nuk është vetëm virtuale. Në dhjetorin e kaluar, ai mori pjesë në festën e organizuar nga të rinjtë e partisë Fratelli d’Italia. Musk u shfaq me njërin nga njëmbëdhjetë fëmijët e tij në krah dhe bëri thirrje për rritjen e lindshmërisë, duke u drejtuar italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara që të bëjnë më shumë fëmijë. Ai paralajmëroi se, nwse nuk ndodh kultura italiane, ajo japoneze dhe franceze rrezikojnë të zhduken. Musk theksoi se rënia e lindshmërisë nuk mund të zgjidhet përmes migracionit.

Gjatë fjalës së tij, Musk kritikoi ambientalistët dhe Komisionin Evropian, duke e quajtur këtë të fundit të “ndikuar nga ideologjia woke”. Ai e përmbylli fjalimin e tij me shprehjen “viva gli umani” (“rroftë njerëzimi”).

Në kontekstin evropian dhe në komentet e Musk, termi "woke" është përdorur për të kritikuar institucione ose politika që shihen si të ndikuara nga një ndjeshmëri e theksuar ndaj çështjeve sociale dhe të drejtave të grupeve të ndryshme, duke përfshirë edhe tema të mjedisit dhe të drejtat e emigrantëve.

Shtatë emigrantët që ishin vendosur në kampin e Gjadrit u kthyen në mesnatën e 11 nëntorit në Brindizi.

Ndërkohë pas vendimit të gjykatës së Romës e cila pezulloi dekretin e qeverisë meloni për emigrantët, mediat në itali raportojnë se qeveria synon të mos tërhiqet nga operacionet. Sipas La Reppublica, Meloni do të vijojë apelimin e vendiimeve të gjykatave dhe preferon më mirë një betejë me Gjykatën Evropiane sesa me ato italiane të cilat i sheh si të politizuara.

Me këtë argument Meloni u përplas me njerëzit e drejtësisë pas vendimeve të mëparshme në lidhje me emigratnët, duke krijuar një klimë të tensionuar midis ekzekutivit dhe drejtësisë, çka coi edhe në kërcënimin e gjyqatres Silvia Albano, ngjarje që po hetohet nga prokuroria. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Reagimi i Elon Musk për emigrantët në Shqipëri krijon polemika në politikën italiane

1731440134_elonmusk.jpg

Foto ilustruese

Miliarderi Elon Musk ka përkrahur qeverinë italiane në përpjekjen për të zbatuar planin e saj mbi emigracionin e paligjshëm. 

Përmes një reagimi në rrjetin e tij social X Musk shprehet "këta gjyqtarë duhet të ikin", duke iu referuar gjyqtarëve të seksionit të emigracionit në Romë që dje anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri, duke e çuar cështjen në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të ashpra në Itali, duke përfshirë dhe reagimin e Matteo Salvinit, sekretarit të Partisë Lega, i cili e mbështeti qëndrimin e Musk.

"Musk ka të drejtë, unë kam ndaluar zbarkimet dhe tani rrezikoj gjashtë vite burg. E parë nga jashtë, e gjitha kjo duket edhe më e pabesueshme," tha Salvini, duke iu referuar përpjekjeve të tij për të ndaluar zbarkimet e migrantëve.

Nga ana tjetër, opozita italiane ka kërkuar nga kryeministrja Giorgia Meloni që të dënojë deklaratat e Musk dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit dhe Kushtetutën italiane.

Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, u shpreh mbi temën e kthimit të migrantëve nga Shqipëria në Itali, duke e cilësuar si "një çështje shumë të ndërlikuar" që kërkon zgjidhje nga Gjykata Evropiane.

Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të BE-se që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det ndërsa rasti u referua te Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.

Ky hap pengon zbatimin e vendimit të qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes trajtimit në kampet e ngritura në Shqipëri.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajo: 13/11/2024 10:43

    Po patjeter Shqiperia eshte bere vendi i preferuar per te zbarkuar cdo gje qe e gjithe bota e refuson ,bravo keshtu vazhdoni.

    Përgjigju
  • Rruga Dibres: 12/11/2024 15:47

    Sala po "dridhet" ....... Trump - Elon Musk lidhje teper e forte...Ky i fundit do te angazhohet shume fuqishem edhe ne sektore teper Nevralgjik,sidomos "Ekonomi & Finance" ..... se fundi (dje/sot) ka deklarata dhe indikacione qe edhe institucioni me i rendesishem financiar i SHBA'se ,Rezerva Federale,te "pushoje" se vepruari,duke vendosur nje lloj tjeter "kontrolli" mbi "financat" kombetare.....dhe per kete mund te ngarkohet Musk ...... Musk i "lidhur" dhe mbeshtetes i deklaruar i Melonit ......Meloni me Ramen .... ne fund Sala do "akuzoje" Musk'un te "lidhur" me Sorosin (ne fakt Musk,nga pasuria no 1 ne Bote,e fut Soros'in ne xhepin e vogel) ....... Pritshmerite e Sales po shkojne nden "0"'n ! Rruga Dibres

    Përgjigju
    • Lutfiu kunati Xhafës: 13/11/2024 00:43

      Ahahha Flasim nga 2025 se si Rama do jetë Mik me Melonin Musk dhe Trump, dhe sesi do plase Berisha. I duruari i fituari o Dibrani i Rrugës. Moderator je sh… dhe m…qi… po se publikove

  • Vlora: 12/11/2024 15:07

    Po meri ti o Elon mbaji ne shtepine tende.. Pse duhet ti mbajme shqiptaret?

    Përgjigju
  • Ledina: 12/11/2024 11:58

    Une e kam thene mendimin tim edhe me pare: Kryeministraj Meloni duhet te dergoje ne Gjader dhe Shengjin imigrantet e denuar nga gjykatat italiane, te cfaredo kombesi te jene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës