Blofi i Metës, kërcënon ndërkombëtarët me ushtrinë kur nuk ka kompetenca  

Blofi i Metës, kërcënon ndërkombëtarët me ushtrinë kur nuk ka kompetenca  

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë, të cilët i ka sqaruar për dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Sipas burimeve, gjatë diskutimeve, Meta i ka paralajmëruar ambasadorët se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar dhuna gjate  zgjedhjeve në 30 qershor, duke u kujtuar se është Komandant i Forcave të Armatosura. Po a ka fuqi kushtetuese dhe ligjore Presidenti për të angazhuar ushtrinë? Kreu i shtetit, ashtu siç nuk ka kompetenca për zhdekretimin e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Parlamentit, nuk ka asnjë tagër ligjor për të vënë në lëvizje ushtrinë, për arsyen e thjeshtë se Shqipëri nuk është në kohë lufte. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë Presidenti i Republikës është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura vetëm në kohë lufte. Konkretisht, neni 169 i Kushtetutës parashikon që ‘Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes’.

Edhe në kohë lufte, Kushtetua njeh qeverinë si autoritet që propozon shpalljen e gjendjes së luftës dhe Kuvendin që vendos për mobilizim të përgjithshëm ose të pjesshëm. Konkretisht, pika 1 i nenit 171 të Kushtetutës parashikon që “në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës”. Pika 2 e këtij neni parashikon që “në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm”. Në këto kushte, kërcënimi i Metës ndaj ndërkombëtarëve është thjeshtë një blof, ashtu siç janë edhe paralajmërimet për shpërndarjen e Parlamentit.

Ligji për komandimin e ushtrisë
Fryma e Kushtetutës është reflektuar edhe në ligjin nr. 64/2014 për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ligji njeh Kuvendin si autoritetin më i lartë në hierarkinë e pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura. Pika dy e nenit 9 të këtij ligji parashikon që “Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura drejtpërdrejt ose nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura”.

Paralajmërimi
Meta i ka paralajmëruar ambasadorët se nëse do të jetë e nevojshme do të nxjerrë ushtrinë për të penguar procesin e zgjedhjeve në 30 qershor, duke u kujtuar se është Komandant i Forcave të Armatosura.

Kompetenca
Kreu i shtetit, ashtu siç nuk ka kompetenca për zhdekretimin e zgjedhjeve dhe shpërndarjen e Parlamentit, nuk ka asnjë tagër ligjor për të vënë në lëvizje ushtrinë, për arsyen e thjeshtë se Shqipëri nuk është në kohë lufte.

Neni 169 i Kushtetutës
1. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
2. Presidenti i Republikës, në kohe lufte, emëron dhe shkarkon Komandantin e Forcave të Armatosura me propozim të Kryeministrit.
3. Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, emëron dhe shkarkon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, si dhe, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore.
4. Kompetencat e Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe ato të Komandantit të Forcave të Armatosura dhe varësia e tyre nga organet kushtetuese, caktohen me ligj.

Neni 171 i Kushtetutës
1. Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës.
2. Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshëm.

Neni 8 i ligjit për komandimin e ushtrisë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është autoriteti më i lartë në hierarkinë e pushteteve dhe autoriteteve të drejtimit e të komandimit strategjik të Forcave të Armatosura dhe ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) miraton me ligj Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe Strategjinë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë;
b) ushtron kontroll parlamentar për çështje që kanë lidhje me veprimtarinë e Forcave të Armatosura;
c) vendos, sipas legjislacionit në fuqi, për bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar;
ç) kur nuk është përcaktuar ndryshe në një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar, përcakton statusin ligjor të forcave të huaja ushtarake që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
d) miraton, me propozim të Këshillit të Ministrave, planet afatgjata të zhvillimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura;
dh) miraton numrin limit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë;

e) vendos për aktivizimin, mobilizimin, vënien në dispozicion të burimeve njerëzore dhe materiale për përdorim nga Forcat e Armatosura në kushtet e masave të jashtëzakonshme.

Neni 9 i ligjit për komandimin e ushtrisë
Presidenti i Republikës

1. Presidenti i Republikës, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ushtron pushtetin e dhënë nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.
“2. Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura drejtpërdrejt ose nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura.”
2. Presidenti i Republikës, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ushtron këto kompetenca:
a) jep gradat madhore, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes;
b) emëron, gradon, shkarkon dhe nxjerr në rezervë ose në lirim, me propozimin e Kryeministrit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
c) emëron dhe shkarkon, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore;
ç) jep dekorata dhe tituj nderi sipas legjislacionit në fuqi;
d) urdhëron vendosjen e shkallëve të ndryshme të gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura, në kushtet e masave të jashtëzakonshme;
dh) vendos për mobilizimin dhe për provat e gatishmërisë së njësive ushtarake rezervë;
e) miraton regjimin, rregullat e gatishmërisë luftarake dhe ngritjen në kushtrim të Forcave të Armatosura;
ë) u jep njësive ushtarake, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, flamujt luftarakë;
“f) miraton, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, planin e vendosjes dhe përhapjes së
Forcave të Armatosura në kohë paqeje;
g) nxjerr në rezervë ose në lirim, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, oficerët me grada
madhore.”.
4. Presidenti i Republikës i rekomandon Këshillit të Ministrave masa, në varësi të nevojave për:
a) përballimin e rreziqeve që i kanosen Republikës së Shqipërisë ose përballimin e gjendjes së luftës;
b) krijimin e njësive të reja ushtarake në Forcat e Armatosura;
c) programe të veçanta për zhvillimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/06/2019 11:57

    Pafytyresia e ketij deficenti ka kaluar c'do cak,ka ikur nga fiqiri eshte bere per tu lidhur.

    Përgjigju
  • Like Floriri: 18/06/2019 11:56

    Ndale hovin qe ke marre ti sharlatan i lig,Ilir je nje hic,je nje kok bosh qe ke nje shkalle intelekti zero,je vec per vjedhje , mashtrime,e pazare,je nje intrigant i rendomte qe meriton nje denim ekzemplar per vendimet e tua prej banditi.

    Përgjigju
  • Gafurri: 18/06/2019 01:32

    Bravo Like je vertete burre qe Po i thyen hunden Rames

    Përgjigju
    • Ana: 18/06/2019 05:37

      Po Pse është burrë Meta ! Apo po i hedh benzinë zjarrit. Jo mor jo Ai ruan ato para që vodhi bashkë me Monën.

  • Emigrant: 18/06/2019 01:25

    Meta eshte simboli i JFK KENEDY

    Përgjigju
  • Hinglateri: 17/06/2019 23:31

    Nxirre ushtrine por perballe vendos Monen

    Përgjigju
  • nato: 17/06/2019 22:50

    SPAKUUUUU

    Përgjigju
  • Ilo: 17/06/2019 20:48

    Ore behuni gati per lufte kunder Ilir Metes se ka rrjedhur ta vrasim familjarisht kete plehre si Causheskun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë