Një blogere që publikon foto të ushqimit të shëndetshëm, hëngri një hot dog thuajse 1 metër të gjatë, i cili përmbante plot 5000 kalori, në vetëm 25 minuta.
Pjesëmarrëse në sezonin e sfidave të ngrënies, 25- vjeçarja Kate Ovens, gllabëroi një hot dog gjigant në restorantin “My Four My Pure”, në jug-lindje të Londrës.
Ovens i mahnit të gjithë me pamjen e saj me linja fizike tepër elegante në krahasim me sasinë e kalorive që konsumon çdo ditë.

Ajo është diplomuar në Universitetin e Newcastle dhe ka më shumë se 170,000 ndjekës në Facebook, ku rregullisht merr miliona shikime për videot e saj.
Kate tregon se format e saj trupore të cilat janë të admirueshme ajo i mban përmes vrapimit, madje ka marrë pjesë edhe në maratona e gara vrapi.
Kate Ovens
/Shqiptarja.comKomente

