Kompania ajrore Blue Panorama ka vonuar me katër orë fluturimin nga Rinasi në drejtim të Barit, në Itali, duke bërë që rreth 80 pasagjerë të bllokohen në aeroport. 

Mes pasagjerëve ka edhe fëmijë e të moshuar të cilët janë të detyruar të presin nisjen drejt Italisë në orët e vona të kësaj të hëne.

pasagjeret ne rinas
(Pasagjerët e bllokuar në aeroportin e Rinasit)

Avioni është nisur në 21:15

Burime pranë aeroportit të Rinasit thanë për Report Tv se nisja ishte parashikuar për në orën 17:15 minuta të kësaj të hëne, ndërsa shoqëria Albwings e cila kooperon me Blue Panorama, ka njoftuar se avioni do të niset nga aeroporti vetëm në orën 21:15, pra pas 4 orësh. 
alb
(Njoftimi i shoqërisë Albwings: Nisja nga Rinasi do bëhet në 21:15)

Pasagjerët shprehen të revoltuar, ndërsa nuk kursejnë kritikat në drejtim të kompanisë për raste të përsëritura në vonesat e shkaktuara në aeroporte. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com