Blushi: Elvis Roshi më kërcënoi
ja mesazhi / Debate në Kuvend
VD/Debati pa mikrofon Blushi-Balla

Blushi: Elvis Roshi më kërcënoi<br />ja mesazhi / Debate në Kuvend<br />VD/Debati pa mikrofon Blushi-Balla
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka thënë sot në Parlament se Elvis Rroshi i ka dërguar atij mesazhe në telefon, duke e sharë dhe kërcënuar.
 
Sipas Blushit, ky kërcënim është bërë pasi kryeministri Edi Rama po mbron kriminelët dhe e mban pushtetin me ta.
 
Ai i ka bërë pyetje Ramës, duke i thënë që të dalë dhe të thotë se si e ka emrin Rroshi, Ervin apo Elvis.
 
Meqë ka ardh sot kryetari i rilindjes, kam një pyetje direkte. Si ka mundësi që kryetari i Bashkisë së Kavajës, si ka mundësi që ka harruar se për çfarë është ndaluar në Gjermani. Tani do lexoj një mesazh që më ka ardhur: O Blush, jam Elvis Roshi, s’kam bo asnjë krim siç thatë ju. Shumë shpejt do dal për sqarim. Sa të kem qytetatin e Kavajës unë do jem këtu. Roshi më çoi mesazh duke më sharë e kërcënuar. Qëniet si Roshi janë të neveritshme. Rama po e mban pushtetin me kriminelë. Ke ngritur llumin në piedestal. Pse po i’a nxin faqen vendit. Si e ka emrin Roshi, Ervin apo Elvis?. Në të gjithë vendin ke vendosur njerëz me precedent penal, po terrorizojnë qytetet. Me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ thonë: Jam dënuar, s’jam dënuar” ka thënë Blushi.


Ora 13: 45 Balla: Kërcënimet e deputetit duhet denoncuar e hetuar
Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka rteaguar ndaj deklaratës së bërë nga Blushi, për kërcënimin që i është bërë, ku ka thënë se çdo kërcënim i çdo deputeti të Parlamentit të Shqipërisë duhet denoncuar e hetuar.

Ndërkohë, ai i ka tkyher përgjigjie edhe deputetes Jozefina Topalli, të cilës i ka thënë se, nëse do ishte kërcënuar kryedemokrati Lulzim Basha ajo nuk do të kishte folur fare.

Kërcënimet e çfarëdolloj natyre, për çdo deputet të Parlamentit të Shqipërisë duhet të denoncohen. Përveç kësaj, këto denoncime duhet të hetohen. Nëse do ishte kërcënuar Basha e sigurt ishte që Jozefina Topalli s’do kishte folur fare” tha ai.

Ora 13: 40  Jozefina Topalli: Ndaj kërcënimit të Blushit nuk reagoi as Meta e as Rama. Papërgjegjshmëri
Deputetja e partisë Demokratike, Jozefina Topalli e ka cilësuar kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta si të papërgjegjshëm, pasi nuk reaguan ndaj deklaratës së bërë nga deputeti socialist Ben Blushi.

Topalli tha se, Rama ka ngritur vulgun në majë të shtetit dhe punëve.

Kryetari i kuvendit Ilir Meta nuk reagoi, të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Edi rama, kjo është papërgjegjshmëri, pasi ata kanë ngritur vulgun në majë të shtetit e punëve. Gjatë këtyre ditëve skandalet mbulojnë njëri-tjetrin.Rama bën shoë tek njerëzit që s’kanë bukë përtë ngrënë” tha ai.


Ora 13:35 Meta: Unë do diskutoj vetë me deputetin Blushi.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thënë se do të thërrasë në një takim të veçantë deputetin e Partisë Socialiste Ben Blushi për të diskutuar çështjen e deklaratës së tij mbi kërcënimin që i ka ardhur nga kryetari i Bashkisë së Kavajës.

Mos u bëni merak, pasi unë do të thërras vetë në një takim deputetin Ben Blushi dhe do të diskutojmë edhe për këtë çështje” tha Meta.

Ora 13:30  Paloka: Kërcënimi i Ben Blushit, akt shumë i rëndë
Ndaj kërcënimit të bërë publik nga Blushi ka reaguar edhe kryetari i ghrupit parlamentar të Partisë demokratike, Edi Paloka i cili ka thënë se kjo qeveri është qeveria e skandfaleve.

Por, sipas Palokës, kërcënimi i Ben Blushit është mjaft i rëndë.

Nuk po dimë si ti rendisim skandalet në këtë vend, ka një javë që kjo qeveri është përballë skandaleve nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat. Vetëm në një javë tre skandale të rënda dhe askush nuk jep përgjigje. Askush nuk flet. Vetëm dalin, mashtrojnë. Njerëz që sot duhej të ishin prapa hekurave të burgut, që në momentin e parë që plasi skandali i përgjimit, këta që mashtruan bashkë me drejtorin e policisë dhe drejtuesit e policisë, duhej të ishin pas hekurave të burgut jo të vinin këtu. Tani sapo dëgjuam një kolegun tonë që denoncoi një akt tjetër të rëndë. Një kryetar bashkie i “Rilindjes”, i mbrojturi i Edi Ramës, ka kërcënuar me jetë një deputet të Kuvendit të Shqipërisë, nuk ka rëndësi kush është ai, është i Partisë Demokratike, i Partisë Socialiste, apo ish-Partisë Socialiste. Këtu po të jesh kundërshtar i Ramës kërcënohesh me jetë, burgosesh të bëhen të gjitha të zezat. Kryeministri qesh, ngërdheshet aty prapa. Sot, në vend që të ishin atje ku e meritojnë, marrin edhe guximin dhe kërcënojnë deputetët me jetë. Normale, sepse është ky, është kryesori, është ky që i mbron, ky i ka vënë aty, dhe ky vazhdon t’i mbrojë. Dhe, na flet për drejtësi, për reforma, për ligj, për shtet. Cili shtet? Ai origjinali i Kavajës është kopja e këtij. Një i gjatë dhe një i shkurtër por janë të dy siamezë. Për këto duhet të japë përgjigje!” tha Paloka.




Ora 13:20 Dule: Një deputet kërcënohet, skandal i madh
Deputeti i Partisë për Të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka reaguar ndaj deklaratës së ben Blushit për kërcënimin e tij nga kryetari i Bashkisë së kavajës, Elvis Roshi ku ka thënë se ky ëhstë një skandal i madh.

Ai i ka bërë thirrje Kryesisë së Kuvendit që të mblidhet dhe të zbardhë çështjen.

Po ndodh një krim, skandal i madh kërcënimi i Blushit. Konsultohuni me këshilltarët e rregulloren. Ne e kemi detyrim që të përballemi me këtë situatë. Nëse ka arritur situata politike se dëgjojmë se një koelg kërcënohet dhe askujt nuk i kërcin veshi, kot flasin për dekriminalizim e Reformë në Drejtësi” tha ai.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja