Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i është drejtuar ish-ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha duke i thënë se është çirak i biznesmenit Ergys Agasi, i cili tashmë është në kërkim nga SPAK.

“Nëse ka një përfaqësues të denjë nj skllav të krimit, ai është Ervin Hoxha që i kujtoj të bëjë mirë te mbajë kokën ulur. Në qoftë se ka një ministër që e ktheu në manual pune rrëmbimin e qytetarëve, biznesmenëve, ai është çiraku i Ergys Agasit. Nuk duhet të ketë guximin të flakë këtu. Një ordiner. Meqë na foli dhe për rrugëtimin e tij në politikë, u zgjodhe deputet duke marrë votat në burgjet e sigurisë së lartë. Por ju e dini më mirë fundin tuaj dhe është i afërt. Meqë u përmend 21 janarit, ja ku e keni komandantin e grupit të zjarrit. Të dalë të thotë kush urdhëroi të qëllohet më plumb në 21 janar, e ke në grupin tënd Brace, kush e zgjodhi deputet? Dilni të dy aty, merr për veshi Ervin Hoxhën dhe Albana Koçiun”, tha Tedi Blushi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ ‘Dorëzoni Ballukun’, PD bllokon foltoren sapo i ndërpritet fjala Berishës! Balla: I shërbeni Serbisë! Pas protestës së dhunshme, PS iu kujton vrasjet e 21 janarit