Blushi: LIBRA fitoi në Kolegj
Biba: Fantazi, KQZ e regjistroi

Blushi: LIBRA fitoi në Kolegj<br />Biba: Fantazi, KQZ e regjistroi
Denar Biba, kryetari i KQZ, i ka dhënë fund me një status një historie që kishte bërë shumëkënd të mendonte se partia e Ben Blushit po pengohej politikisht.

Kreu i LIBRA-s ka shkruar sot në Facebook se partia fitoi të drejtën e regjistrimit me vendim të Kolegjit Zgjedhor.  

"Sot Kolegji Zgjedhor, pas padise dhe argumenteve tona konstatoi qe KQZ ka thyer ligjin dhe vendosi qe brenda 10 ditesh KQZ duhet ti pergjigjet LIBRA-s", ka shkruar Blushi. 

Por, në statusin e tij, Denar Biba hedh dritë mbi të vërtetën e ankesës së tejzgjatur të Blushit për regjistrimin e Listës së Barabartë. 

Del qartë nga shpjegimi i kryetarit të KQZ së edhe në këtë rast Ben Blushi ka shpikur nje histori të paqenë për të bërë publicitet për veten!

Kreu i KQZ publikon edhe dokumentin e firmosur nga anëtarët e KQZ, për regjistrimin e LIBRA-s në zgjedhjet e 18 qershorit. 

"E vërteta është se partia e tij "Libra" eshte regjistruar e para ne KQZ dhe kjo provohet lehtesisht nga dokumentacioni zyrtar", shkruan në Facebook, Denar Biba. 

Ai e këshillon Ben Blushin që të mos e shfrenojë fantazinë e tij njësoj sikur shkruan librat. 
denar biba
Reagimi i plotë i Denar Bibës: 
"Për të qeshur dhe për të qarë që opozita parimore e Ben Blushit është thjeshtë një fiction për interesat personale të deputetit socialist që për “një plesh djeg jorganin”!

Jam i mahnitur nga kembengulja e Ben Blushit per te luajtur deri ne fund rolin e viktimes se KQZ! Nuk e di a eshte zoti Blushi i vetedijshem se nuk po shkruan nje liber ku mund t'i leshoje frerin fantazise se tij, por deklarata ku vetem genjen dhe fyen nje institucion qe nuk i ka asnje borxh. Sot, i lartpermenduri ka publikuar nje status ku pretendon se ka fituar gjyqin me KQZ, e cila "nuk paska pranuar ta regjistroje"!!!

Nderkohe, e verteta eshte se partia e tij "Libra" eshte regjistruar e para ne KQZ dhe kjo provohet lehtesisht nga dokumentacioni zyrtar.

Zoti Blushi e mbyll statusin e sotem duke shkruar: "Nuk e di nëse KQZ do t’i bindet vendimit të Kolegjit...Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike". Ne kete pike ndaj me zoterine perfundimin se i gjithe tregimi i tij per raportin e partise se tij me KQZ, nuk ka as baze ligjore, as politike por psiqike. Krijim i mirefillte dhe pa konsideraten me te vogel per publikun lexues!"


Dokumenti i regjistrimit të LIBRA-s në KQZ
biba
biba


Ja çfarë ka shkruar Ben Blushi në Facebook
"Prej me se dy muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i pergjigjet kerkeses sone qe LIBRA te konstatohet si parti me dy deputete ne parlament, ne perputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetuten. Sot Kolegji Zgjedhor, pas padise dhe argumenteve tona konstatoi qe KQZ ka thyer ligjin dhe vendosi qe brenda 10 ditesh KQZ duhet ti pergjigjet LIBRAs.Nuk e di nëse KQZ do ti bindet vendimit të Kolegjit por cudija është që LIBRA do të marrë pjesë në zgjedhje dhe nuk lejohet, PD nuk do të marrë pjesë dhe shtyhen afatet që të rregjistrohet. Nuk është më çështje ligjore, as politike por psiqike".
ben blushi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg