Blushi me ish-kreun e Bandës së
Durrësit, Lulzim Berisha/FOTO
Tashme si kryetar i partise Libra ai ka dale duke bere fushate dere me dere dhe te njejten gje ka bere dhe ne Durres, por befasia eshte personazhi qe ka takuar ne rruge. Dora vete Lul Berisha, por LIBRA shprehet e habitur: Nuk e njohim, nuk e dime sili eshte
Fushata elektorale e Ben Blushit ka hyrë në një fazë interesante.
Ish-deputeti socialist synon të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 qershorit dhe në funksion të këtij qëllimi po përdor gjithçka në fushatë.
Blushi eshte akuzuar nga socialistet se akuzon me te njejten gjuhe si ajo e opozitës, duke mos kursyer akuzat dhe deklaratat e ashpra në drejtim të socialistëve.
Tashme si kryetar i partise Libra ai ka dale duke bere fushate dere me dere dhe te njejten gje ka bere dhe ne Durres, por befasia eshte personazhi qe ka takuar ne rruge.
Së fundmi siç shihet në foton mëposhtme, Blushi është krah Lul Berishës, i akuzuar si drejtuesi i bandës famëkeqe të Durrësit.
Lul Berisha doli nga burgu para pak muajsh, kurse disa anetare te bandes kane marre burg perjete.
(Ben Blushi foto me Lulzim Berishën në Durrës)Kujtojmë që Blushi ka reaguar ashpër pas lirimit të Lulzim Berishës nga gjykata e Durrësit. Ai akuzoi direkt Edi Ramën se liroi Berishën për të deformuar zgjedhjet parlamentare.
Blushi sqaron foton me Lul BerishënKryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi, ka reaguar ndaj fotos që është shpërndarë në rrjetet sociale ku ai shihet me Lul Berishën, personin për lirimin e të cilit ai ka akuzuar Vangjush Dakon.
“Sot isha në Durrës dhe siç më ndodh kudo ku shkoj pranova të bëj foto me dhjetëra qytetarë të cilët afrohen dhe më takojnë pa I njohur. Pa mbërritur në Tiranë disa portale nxorrën lajmin se paskam bërë një foto me Lul Berishën një njeri kundër lirimit të të cilit kam mbajtur nja tre fjalime në parlament.
Unë nuk e di nëse ky që ka ardhur të bëjë foto me mua është apo jo Lulzim Berisha por nëse është ai portalet duhet ta marrin ne tel dhe ta pyesin pse erdhi të fotografohet me mua”, tha Blushi.
Reagimi i LIBRA: Na ndihmoni ta konfirmojme nese eshte Lul BerishaKandidatja për deputete e Libra, Erida Kabashi reagon mbi foton në fjalë duke u shprehur se Blushi ka dalë foto pa pasur dijeni se cilët ishin personat që donin një fotografi kujtim me të.
"Ne fakt s'dijme te themi me siguri nese personi ne foto eshte Lul Berisha, por edhe nese eshte ai (dikush te na ndihmoje ta konfirmoje ose jo), personat ne fjale u afruan dhe kerkuan te bejne foto, dhe as Ben Blushi as gjithe grupi prej 15 vetash qe ishin aty nuk e njohem personin ne fjale. I kerkojme ndjese madje nese s'eshte Lul Berisha dhe po abuzohet me imazhin e tij, por Libra nuk ka lidhje me bandat e Durresit, ata qe kane lidhje jane pikerisht ata qe i bejne keto skenare dhe i bejne lajme per te ulur imazhin tone dhe per te fituar disa klikime", shkruan Kabashi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
40.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5251
Lajme të tjera
-
Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme
14 Nëntor 2022, 14:58
-
'Kushtetuesja' rikthen në burg Lulzim Berishën, lë në fuqi Gjykatën e Lartë, beteja 10-vjeçare e ish-kreut të Bandës së Durrësit me drejtësinë
5 Korrik 2022, 20:20
-
EKSKLUZIVE/ Letra sekrete e të penduarit Luftar Reçi: Kam mik për jetë Agron Kuliçajn, më shpëtoi nga burgu i përjetshëm! Erjon Llapushi të lajmërojë Çapjat se janë në rrezik
25 Prill 2022, 10:35
-
E plotë/ Rrëfimet e Luftar Reçit që tronditën botën e krimit, të implikuarit nga Shullazi tek Lul Berisha, roli u Ymer Lalës në vrasjen e Maks Lalës, ekzekutime e djegie kufomash
24 Shkurt 2022, 09:53
-
Plan për të vrarë të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi, në Burgun e Drenovës! Përfshiu Shullazin e Berishën si grup kriminal! SPAK-Gjykatës: Nëse s’ndryshonte dëshminë me lekë do helmohej
23 Shkurt 2022, 13:20
-
Vrasja e Vajdin Lames e Klodian Saliut, SPAK drejt fundit të hetimeve! Komunikohet akuza ndaj Lul Berishës, Viktor Ymerit dhe Indrit Rusit! Nesër edhe Shullazit e Taullaut
27 Janar 2022, 13:56
-
E nisën si protestë për Ramën, e vazhduan për Vuçiç, po e mbyllin kundër Lulit!
5 Janar 2022, 10:49
-
Gjykata e Lartë rrëzon Apelin që 'i fali' 5 vite burg Lulzim Berishës si 'djalë shembullor', vendos rikthimin në qeli! Ish-Kreu i Bandës së Durrësit në arrati
7 Dhjetor 2021, 16:16
-
Shtyhet seanca për Lulëzim Berishën, ish-kreun e Bandës së Durrësit! Në Gjykatën e Lartë shqyrtohet lirimi i tij me kusht në vitin 2016
26 Tetor 2021, 10:55
-
Shokët e Enkelejda Hoxhës që u hapën dyert e burgut kriminelëve nga Aliaj, Fatmira Hajdari, Gjin Gjoni tek ‘ustallarët’ e Gjykatës së Lartë, të rrezikshmit që u liruan
13 Shkurt 2021, 16:09
-
Anëtar i bandës se Lul Berishës dhe pjesëmarrës në vrasjen e bujshme të Klodjan Saliut, Dubai liron Plaurent Dervishajn, refuzohet ekstradimi
6 Shkurt 2021, 11:41
-
Vrasja e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt, Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin e Indrit Taullait! Emiratet e Bashkura ende pa përgjigje për Dervishajn
5 Janar 2021, 10:42