Blushi-Metes: Absurde
që të mos paguajë taksa

Blushi-Metes: Absurde<br />që të mos paguajë taksa
TIRANE- Projektligji për asistencën e shërbimit doganor me kompaninë “Crown Agent” ka përplasur mazhorancën dhe opozitën në Kuvend, të cilat kanë ndarë qëndrime të ndryshme në lidhje me kontratën që do të bëjë qeveria me këtë kompani. Komisioni i Integrimit miratoi vetëm me votat e shumicës projektligjin për asistencën e shërbimit doganor me kompaninë “Crown Agent”. Mbledhja e komisionit u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës, ku kjo e fundit është shprehur kundër miratimit të kontratës me “Croën Agent” për doganat. Ndërkohë që kritika për këtë projektligj pati edhe deputeti i PS, Ben Blushi, i cili e ka cilësuar si absurd vendimin që agjencia "Crown Agent" të mos paguajë taksa.

“Pyetja ime është pse e keni përjashtuar këtë kompani nga të gjitha llojet e taksave? Kjo më duket apsurde”, tha Blushi. Sipas zv.ministrit të Financave,Ervin Mete është pasi po ndiqet një praktikë standarde për një asistencë evropiane. “Ne me njërën dorë do ti jepnim dhe me dorën tjetër do t'i merrnim, dhe thjeshtë do të krijohej një cikël. Ka një parim në taksip që është parimi i tatimit njëherë jo më shumë se njëherë dhe jo më pak se njëherë. Pjesa më e madhe e personelit që parashikohet aty që të përjashtohet nga tatimet ngelet rezidentë për hirë të rregullave angleze ngelën rezident në Angli dhe paguajnë tatime edhe atje që është goxha më i lartë se i yni këtu”, tha Mete. Ndërkohë që nga ana e tij, deputeti i PD, Genc Ruli ka theksuar se kontrata me “Crown Agent” është më e dobëta e realizuar nga shteti shqiptar. “Kontrata nuk ka parashikuar asnjë penalitet për ‘Croën Agent’, nëse ajo nuk përmbush kërkesat.

Nuk është respektuar transparenca dhe rregullat ligjore për kontratën. Kompania "Crown Agent" në rajon ka dështuar, kontrata nuk duhet të miratohet”, ka theksuar Ruli. Ai theksoi se do të kërkojë një audit edhe për fondet e Bashkimit Evropian, por kjo sipas deputetit Genc Ruli nuk mund të bëhet pasi këto fonde nuk i menaxhon Shqipëria pasi ajo nuk e ka marrë ende statusin. Ndërsa zv.ministri i Financave, Ervin Mete ka theksuar se kontrata nuk cënon asnjë ligj dhe ajo do të lidhet duke e respektuar ligjin. Ndërkohë që i njëjti projektligj ngjalli debate edhe te Komisioni i Ligjeve, i cili në fund e miratoi pa praninë e opozitës. “Ne shpresojmë se të ardhurat e doganave do të rriten me rreth 90 milionë euro në vit.

Gjithashtu, gjykojmë se 10 për qind e shumës së kontraktuar me kompaninë jepet në vartësi të kontrolleve që njerëzit tanë bashkë me agjentët e ‘Croën Agents’ do të organizojnë. Nëse dogana me organet e saj realizon 320 kontrolle, njerëzit tanë me mbështetjen e Croën Agents do realizojnë 325 kontrolle”, deklaroi Cani. Ndërsa në kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka u shpreh se “Ju po na thoni: miratoheni njëherë kështu këtë ligj, pastaj e ndryshojmë ne. Me këtë model të tillë, që vetëm transparencë nuk ka, ne nuk mund të pajtohemi. Miratojeni siç keni miratuar gjithçka, me anë të votës dhe pastaj do të mbani përgjegjësitë”.
 
Qëndrimi
“Pjesa më e madhe e personelit që parashikohet aty që të përjashtohet nga tatimet ngelet rezidentë për hirë të rregullave angleze ngelën rezident në Angli dhe paguajnë tatime edhe atje që është goxha më i lartë se i yni këtu”
 
Debatet  te Komisioni i Ligjeve
Cani: Organet fiskale duhet t`i kthehen punës sa më shpejt për të mbledhur lekët që i takojnë buxhetit të shtetit.
Paloka: Nuk shoh të jetë plotësuar dokumentacioni. Kur nuk është dokumentacioni i qartë, është si puna e këmbanës që “ne nuk kemi këmbanë ta tundim, jo të diskutojmë pikat e tjera”.
Cani: Kontrata nuk është nënshkruar. Nëqoftë se këtu në komisionin e ligjeve del diçka që është shumë parimore, ne jemi të detyruar që ta reflektojmë.
Strazimiri: Ky dokument mbi të cilin po diskutojmë ne nuk është i përfunduar?
Cani: Pavarësisht nga performanca pavarësisht nga të ardhurat që mund të mblidhen, shuma që do të marrë kompania është e paluajtshme.
Halimi: Na thuaj sesi e zgjodhët këtë kompani? Këta ishin më të bukurit?
Cani: Ka ardhur një propozim nga kompania. Datën nuk e kemi në relacion.
Strazimiri: Ju nuk mbani mend kur iu ka ardhur oferta por mbani mend se kur e keni shprehur nevojën. Kur e keni shprehur nevojën, në ç`formë dhe sa oferta ju kanë ardhur?
Cani: Ne kemi nevojë të adresojmë këtë defiçensë të madhe që kemi me mbledhjen e të ardhurave. Ata si kompani me eksperiencë në këtë punë na thanë se mund të asistonin për këtë.
Fino: mund të flasim për procedurë? Kam një kritikë për ju z.kryetar. Komisioni i Ligjeve veprimtarinë e tij e zhvillon në mënyrë tepër korrekte. Këtu u bë bashkëbisedim. Çdo deputet ka të drejtë të bëjë çfarë pyetje të dojë ai. Më vjen keq sepse nuk po e drejtoni siç duhet mbledhjen.
Xhafaj: Faleminderit për kritikat konstruktive. Ne do të reflektojmë.
Olldashi: Ministri i Financave tha se do të bëhen 325 kontrolle, zv,ministri tha që do shkruhen në shtojca.
Fino: Bëni pyetjet....
Olldashi: Atë po bëj.
Fino: Ehe ti drejtoje mbledhjen si duhet Fatmir...
Kalimi: Kur të jesh ti kryetar drejtoje si di ti...
Fino: Ju përkdhel Ilir Meta dhe tani Fatmir Xhafaj...
Olldashi: Pse u shmang ligji i prokurimeve? Sa është mosrealizmi në dogana që vjen nga paaftësia dhe korrupsioni? Përsa kohë që Croë Agent do të funksionojë edhe si mësues, por edhe si antikontrabandë, a do të vazhdojë të funskionojë struktura e antikontrabandës në strukurat doganore? Pyetjen e fundit e kam për zv,ministrin, a është e vërtetë që në shoqatën ku keni punuar ju është vjedhur arka?
Xhafaj: Pyetja e fundit nuk të nderon. Po e fyeni. Ai ska ardhur për shoqata, ka ardhur për qeverinë.
Olldashi: Prejardhja është e rëndësishme.
Xhafaj: Më vjen keq edhe për prezencën që ke
Olldashi: Nuk kam ardhur këtu që të jem i mirë më këta, por të jem i keq.
Cani: Unë u mundova që të theksoj se ajo që po ju biem është ende e papërfunduar. Nëse unë përmend 325 kontrolle, kemi biseduar, për ato jemi në diskutime me palën tjetër. Z.ministër...
Halimi: S`jam më minisitër
Cani: Po mirë atëherë po ua heq, z.deputet mblidhni gabimet dhe fitoni publikun. Ne ua sollëm edhe anekset për të ditur se në çfarë drejtimi po shkojmë.
Komisioni i Integrimit:
Kryemadhi (Tabakut): Nuk jemi prokurori këtu, se latë kokrrën e namit. Shko te Adriatik Llalla e ankohu. Po bëjmë kalamanlliqe këtu.
Mete: Ne kemi bërë zgjedhjen që i përgjigjet nevojave të vendit.
Blushi: Pse keni pranuar një kompani pa pagimin e taksave?  
Mete: Ne me njërën dorë do ti jepnim dhe me dorën tjetër do t'i merrnim, dhe thjeshtë do të krijohej një cikël. Ka një parim në taksip që është parimi i tatimit njëherë jo më shumë se njëherë dhe jo më pak se njëherë. Pjesa më e madhe e personelit që parashikohet aty që të përjashtohet nga tatimet ngelet rezidentë për hirë të rregullave angleze ngelën rezident në Angli dhe paguajnë tatime edhe atje që është goxha më i lartë se i yni këtu. Ne kemi bër një shëmbëlltyrë të një projekti asistence të Bashkimit Europian ku në kuadrin e atyre projekteve ne i përjashtojmë nga të gjitha taksat
Blushi: Nëse ju thatë që një nga arsyet e përjashimit të taksave ishte që ia jepni me një dorë e ia merrni me tjetrën, kjo na vë në siklet. Buxheti paguan apo jo? Për çfarë arsye bëhet kjo.
Balla (Tabakut): Sa herë flet ti, me heq mallin e Lulit.
Tabaku: Ti mund të qeshësh se pamjen e kastorit merr

Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar