Tedi Blushi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i thënë se Ergys Agasi ka filmime nga takimet mes tij. Ai e pyeti drejtpërdrejt kryeparlamentarin nëse është nën shantazh nga biznesmeni.

“Edhe kryetari i parlamentit dyshohet se është filmuar nga Ergys Agasi. Të sfidoj, jepi llogari shqiptarëve a je takuar me Ergys Agasin? A je shantazhuar me video nga Ergys Agasi? A do të përfundosh si Vlora Hyseni? Ky parlament ka pushuar së ekzistuari. Nëse sot ka ngelur një fije ndërgjegje, kyçeni këtë parlament. Madje vërini flakën se është turp! Nuk është çështja Vlora Hyseni, por shteti, republika, ka rënë. Drejtues i seancës, kam informacione se je nën shantazh. Jep dorëheqjen, ta shpërndajmë parlamentin ose do të jenë shqiptarët ata që do të marrin fatet e tyre në dorë”, tha Blushi.

Peleshi iu përgjigj se kjo është vetëm një fantazi dhe nuk ekziston diçka e tillë.

“Ishte e gjitha një fantazi për piano dhe orkestër. Jo, asnjëherë! Ti mbase po”, u shpreh Peleshi.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD kërkon debat për SHISH: Ra siguria kombëtare, Rama të dorëhiqet! Opozita rrethon foltoren, PS kalon në votim pas 3 orësh sherr