Blushi:Qeveria teknike,dakordësi  e
partive të vjetra për bashkëqeverisje

Blushi:Qeveria teknike,dakordësi  e<br />partive të vjetra për bashkëqeverisje
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi nuk përjashton mundësinë qe te shkohet ne zgjedhje me një qeveri teknike, qe sipas tij, do te jetë një bashkëqeverisje mes partive të vjetra, të cilën Libra nuk do ta pranojë.
 
Sipas Blushit, këto parti po bëhen gati për një marrëveshje, që njëra palë te kalojë vettingun dhe pala tjetër të pranojë mundësinë e një qeverie teknike.
 
“Libra për dy javë tejkaloi 10 mijë firmat që kishte vënë synim të merrte për në KQZ. Do shkojnë në KQZ për të dorëzuar dyfishin e firmave që duhet të dorëzonim 5 mijë, ne kemi mbledhur 10 mijë.

Partitë e vjetra e kanë të pamundur të gjejnë një akord apo një marrëveshje që përmirëson cilësinë e zgjedhjeve dhe ndryshon fatin e reformës në drejtësi. Këto janë dy gjërat në konflikt, kjo është kontradikta e ditës: cilësia e zgjedhjeve dhe fati i reformës në drejtësi.

Është e domosdoshme të ketë një akord për cilësinë e zgjedhjeve, për numërimin elektronik dhe për të kaluar Vettingun që është i bllokuar në parlament. Ajo që mund të ndodhë është që mund te shkohet në të famshmen qeveri teknike, që do ishte një bashkëqeverisje.

Kam vite që them se partitë e vjetra kanë bashkëqeverisur Shqipërinë, mund të shkojmë prapë në bashkëqeverisje, në qeveri teknike. Libra refuzon bashkëqeverisjen e partive të vjetra që po bëhen gati të gjejnë një akord, njëra palë të kalojë Vettingun, ajo që është në çadër dhe pala tjetër të pranojë mundësinë e një qeverie teknike që e ndajnë të gjitha paritë e vjetra si një tortë”,
tha Blushi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg